Erdogan: «I luftojmë terroristët, e jo kurdët»

Gjatë një tubimi masiv të ithtarëve të tij, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e terrorizmit.




Gjatë fjalimit të tij në Strasburg që u organizua nga Bashkësia e Shoqërisë Civile Evropiane, Edogan tha se për dallim nga herët e shkuara turqit tani nuk po luftojnë vetëm me terroristët, por edhe me terrorizmin, transmeton Koha.net.

«Kur të eliminojmë terrorizmin, edhe problematika e terroristëve do të zgjidhet vetvetiu. E theksoj se ne e luftojmë terrorizmin, dhe jo vëllezërit tanë kurdë. Problemi ynë nuk është me vëllezërit tanë kurdë, problemi ynë është me terrorizmin dhe terroristët», tha Erdogan.