Epitaf




Ndalu, o njeri i mirë, këtu ku rritet bari,
Dhe lexo me vëmendje. Poshtë këtij varri
Dergjet një poet, ose kështu e quanin dikur...
Thuaj një lutje për të që s’kthehet më kurrë...
Për shumë vite, ai gjeti, në punë e përpjekje,
Vdekjen në jetë; këtu le të gjejë jetën në vdekje:
Mëshirë për lëvdatat dhe famën që shpresoi
Dhe Krishti ia kërkoi. Të njëjtën gjë edhe ty ta uroj.

E përktheu: Rudi Bobrati