Epitaf




- Për stërgjyshin tim, kolonel Isidoro Suárez -

Trimërinë e tij ai e shtriu përtej Andeve.
Përballoi male dhe ushtri.
Zakon i shpatës së tij ishte guximi.
Në Fushën e Junínit ai i dha betejës
fundin e dëshiruar
dhe heshtave të Perusë gjak spanjoll.
Raportin mbi veprat e tij ai e shkroi
në prozë, i pathyeshëm si fanfarat që bien për luftë.
Zgjodhi mërgimin për të jetuar me nder.
Sot ai është pak hi dhe lavdi.

Përktheu: Enver Robelli