Epigram

Portret i Verner von Heidenstam



Ulu pakëz mbi varrin tim.
Qetë është aty, vetmi.
Folëm prajshëm miqësisht
Si dikujt që nuk mund të përgjigjet.
Pata fatin që si njeri
Të jetoj disa vjet në këtë botë.
Gëzohu ti që ende diellin shikon.

Përktheu Kosovë Rexha – Bala