‹Ëndrra amerikane› në Zvicër

[Best_Wordpress_Gallery id=“127″ gal_title=“UZH“]

Një debat politik me të rinjtë e partive kryesore zvicerane i prezentoi një komuniteti studentor ofertën e tyre zgjedhore. Nikoqire e takimit ishte Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Cyrih. Në panel merrnin pjesë edhe dy kandidatë shqiptarë për deputet.

Teksti dhe fotot Kujtim SHABANI

Cyrih, 26 mars 2015

Janë rreth 20 emigrantë shqiptarë që kandidojnë në zgjedhjet për deputet kantonal, apo nacional të Zvicrës. Pikërisht nga komuniteti ndoshta më i përfolur i saj! Ata i japin atmosferës zgjedhore një sharm të paparë deri më tani. Por, kandidatët e kanë me gjithë mend dhe janë të bindur në ofertën e fitoren e tyre. Dhe nuk këkojnë vetëm votën e komunitetit me sfond emigracioni shqiptar, por para së gjithash atë të qytetarëve autokton.

Dy nga këta kandidatë ishin mbrëmjen e 26 marsit pjesëmarrës në një podium të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Cyrihut. Sigurisht në konkurrencë me kandidatë të tjerë zviceranë, duke përfaqësuar parti të ndryshme nga spektri politik zviceran, deri te ajo evangjeliste.

Takimin e hapi Arbnora Aliu, kryetarja e Shoqatës së Studentëve shqiptarë në Cyrih. Parathënia e debatit ishin dy karriera të suksesshme emigrantësh shqiptarë në Zvicër dhe një tjetër në ngjitje. I pari auditorit iu drejtua redaktori i Tages Anzeiger, Enver Robelli. Ai bëri një ekspoze kreative të debatit aktual në Zvicër lidhur me emigracionin dhe shqiptarët. Robelli me ligjërimin e tij e inkurajoi, për aq sa i takon një gazetari, participimin e tyre në politikën e zvicerane. Refenti i dytë, sekretari për emigracion në sindikatën e punëtorëve Unia, Osman Osmani, prezantoi jetëshkrimin e tij duke vënë akcentin në jetën në emigracion. Ai evidentoi transformimin e statusit të emigrantëve në Zvicër, duke evidentuar përjetimin e «ëndrrës amerikane» në Zvicër – nga kamarier i respektuar në deputet kantanal… Profilin e saj e prezantoi edhe Qëndresa Sadiu, këshilltare komunale në Opfikon.

Mbi 100 pjesëmarrës ishin kureshtarë për platformën dhe e idetë e panelistëve: Rafael Mörgeli nga partia Socialdemokrate, Elena Marti nga Partia e të Gjelbërtve, Blerim Bunjaku nga Partia Evengjeliste, Egzon Zhuta nga Partia Liberale dhe Juso Rafael Seeh nga Partia Popullore e Zvicrës. Të gjithë nga të rinjtë e partive respektive. Ç’është integrimi? Si do t’i fitoni votuesit zviceranë me prejardhje shqiptare? Ku i shihni emigrantët shqiptarë pas njëzet viteve? Këto dhe të ngjashme ishin çështjet rreth të cilave u soll debati, të cilin e moderoi Mimoza Sejdiu, absolvente në shkencat politike në Universitetin e Cyrihut.

Ambienti politik zviceran në miniaturë! Juniorët si seniorët! Diskursi i «Popullorit» nuk e konsideron prejardhjen shqiptare të shumicës së auditorit, por me lezetin që i karakterizon vetëm ata. Ai përkujton: «Rruga është qëllimi!». Të gjelbër të pakompromis në parime, pavarësisht ku çka bëhet me votat. Socialisti «mendjehapur» e mbron kampanjën e socialistëve në shqip për ofertën zvicerane! Liberali shqiptar postulon suksesin vetëm si produkt i zellit. Ndërsa një evangjelist shqiptar (!) shfaqet i bindur në rezultatin e punës së tij të palodhur për Zvicrën dhe emigrantët… Ai nuk sheh ndonjë kundërthënie ndërmjet të qenit shqiptar dhe zviceran njëkohësisht.

Edhe të rinjtë e zotërojnë artin e paraqitjeve publike aq mirë, sa edhe kur janë dakord në Çështje të caktuara, qëndrimet e tyre i paraqesin si pikëpamje origjinale. Integrimi do të thotë në radhë të parë zotërimi i gjuhës së vendit – janë të një mendje kandidatët, dhe megjithatë secili e licencon këtë si një zbulim të vetin. Ndërsa shqiptarët pas njëzet vjetësh do të jenë qytetarë të integruar të Zvicrës, postulojnë politikanët e rinj.

Bisedat më interesante bëhen gjithmonë në apoerot që u vënë kapak takimeve të tilla. Kandidatët shqiptarë shpresojnë, pa dyshim, shumë edhe në votën e qytetarëve me prejardhje shqiptare.[Best_Wordpress_Gallery id=“127″ gal_title=“UZH“]

Bisedat më interesante bëhen gjithmonë në apoerot që u vënë kapak takimeve të tilla. Kandidatët shqiptarë shpresojnë, pa dyshim, shumë edhe në votën e qytetarëve me prejardhje shqiptare.