Ëndërr

Foto: Shutterstock.com



Të thirra. Më thirre.
Grafulluam si lumenj.
U ngritën në qiell
Emrat e ngatërruar.

Të thirra. Më thirre.
Grafulluam si lumenj,
Trupat tanë mbetën
Zbrazët ballë njëri-tjetrit.

Të thirra. Më thirre.
Si lumenj grafulluam.
Mes dy trupave tanë
Ç’humnerë e paharrueshme!