‹Enciklopedi› shprehjesh për të huajt




Një fjalor për koncepte për të huajt u jep përgjigje dilemave se si duhet shprehur korrekt në raport me emigrantët në Zvicër…

Nuk ka vetëm vendas dhe të huaj, por gjith ato trajta të tjera të ndërmjeme të qytetarëve, deri tek ata me shtetësi të dyfishtë. Është e vështirë të gjesh fjalë për këtë llojllojshmëri qytetarësh. Stereotipe, korrektësi politike dhe koncepte joprecize – sidomos nëpër media – po qarkullojnë me të madhe. Një bashkësi gazetarësh gjermanë e ka analizuar përdorimin e fjalëve në branshën e tyre dhe ka përpiluar për këtë një gjysmëenciklopedie, raporton NZZ.

Vetëm emërtimi i librit duhet të ketë qenë i vështirë. «Ndihmë për formulim në raportimin në vendin e migrimit», quhet tani glosari. Në origjinal: «Formulierungshilfe für die Berichterstattung im Einwanderungsland». Ata për konceptin e fundit kishin mund të thonin edhe ‹vendi i pranimit›. Por, konform glosarit ky është një koncept problematik, sepse nuk është e qartë nëse të pranuarit do llogariten edhe si pranues. Varësisht nga definicioni, me këtë përjashtohen 20 për qind e popullatës gjermane.

Kujdes me shprehjen «ne»!

Zvicra, siç dihet, pranon më shumë jozviceranë se sa Gjermania jogjermanë, por flet dhe shkruan me një fjalor krahasimisht të kufizuar për këta. Koncepti ‹republikan federativ› nuk është i adaptueshëm, ai nuk përshtatet as për Gjermaninë, sepse ky sugjeron një traditë të pranimit dhe një përfytyrim për banorët si të Francës, apo të SHBA-ve. Rrallë flitet këtu për ‹zviceranët e kopjuar›, ‹zviceranët standard›, ‹zviceranët pa sfond migracioni› ose ata ‹me prejardhje zvicerane›; as edhe në emisionet satirike nuk i has këto shprehje. Dallimi ndërmjet njerëzve ‹origjinal› dhe atyre që nuk kanë mbërritur ende këtu është një temë në çdo Asamble Komunale. Rekomandohet kujdes me shprehjen «ne», sepse ajo nuk është precize dhe disatancon nga tjetri.

Po kush janë këta të tjerët? ‹Të huaj me pasaportë zvicerane›, ‹kulturëndryshëm›, ‹punëtor i huaj›, ‹punëtor mysafir›, ‹refuzues integrimi›. Edhe përshkrimet pa të keq hapin dilema. A është një qytetar i Lichtensteinit, i cili ka studjuar në Basel dhe jeton në Cyrih një person me sfond migracioni? Sipas definicionit zyrtar – po. Por, kush e kalon Röstigraben-in dhe pastaj vendoset këtu nuk ka sfond migracioni, pavarësisht sa e dobët ishte frëngjishtja që ka mësuar ai.

‹Zviceran në letër›

Në UE, sikurse në Zvicër, bëhet dallimi ndëmjet personave nga i njëjti kontinent dhe atyre nga shtete të treta. Edhe ata konsiderohen si bashkëqytetarë të huaj, ndonëse pa të drejta qytetare. Një alternativë e papërcaktuar është edhe koncepti ‹qytetar i ri›, të cilët sipas autorëve të fjalorit-enciklopedi për ndihmë në formulim mund të nënkuptojnë edhe banorët që nuk e kanë marrë shtetësinë. Shprehjen «Passdeutsche» – ‹gjerman me pasaportë›, një ekuivalent i ‹zviceran në letër› nuk do të duhej përdorur për asnjë moment, sepse ky koncept, sipas autorëve, rrjedh nga zhargoni i ekstremizmit të djathtë.

Glosari bën dallimin ndërmjet emigrantëve (që dëshirojnë të rrinë gjatë) dhe ardhacakëve (të cilët do të largohen së shpejti). Në Zvicër u votua për të ashtuquajturën Iniciativë e Migrimit Masiv, kurse në ligjërimin politik është folur gjithë kohës vetëm për ardhacakë.

Një pjesë e këtij flaori i dedikohet islamit, raportimit mbi kriminalitetin, apo të ashtuquajturve ‹refugjatë de facto›. Përmes këtij glosari mësojmë të dallojmë konceptet pop-myslimanë, neo-myslimanë, kultur-myslimanë, euro-myslimanë, myslimanë liberalë… / ksNjë fjalor për koncepte për të huajt u jep përgjigje dilemave se si duhet shprehur korrekt në raport me emigrantët në Zvicër…

Nuk ka vetëm vendas dhe të huaj, por gjith ato trajta të tjera të ndërmjeme të qytetarëve, deri tek ata me shtetësi të dyfishtë. Është e vështirë të gjesh fjalë për këtë llojllojshmëri qytetarësh. Stereotipe, korrektësi politike dhe koncepte joprecize – sidomos nëpër media – po qarkullojnë me të madhe. Një bashkësi gazetarësh gjermanë e ka analizuar përdorimin e fjalëve në branshën e tyre dhe ka përpiluar për këtë një gjysmëenciklopedie, raporton NZZ.

Vetëm emërtimi i librit duhet të ketë qenë i vështirë. «Ndihmë për formulim në raportimin në vendin e migrimit», quhet tani glosari. Në origjinal: «Formulierungshilfe für die Berichterstattung im Einwanderungsland». Ata për konceptin e fundit kishin mund të thonin edhe ‹vendi i pranimit›. Por, konform glosarit ky është një koncept problematik, sepse nuk është e qartë nëse të pranuarit do llogariten edhe si pranues. Varësisht nga definicioni, me këtë përjashtohen 20 për qind e popullatës gjermane.

Kujdes me shprehjen «ne»!

Zvicra, siç dihet, pranon më shumë jozviceranë se sa Gjermania jogjermanë, por flet dhe shkruan me një fjalor krahasimisht të kufizuar për këta. Koncepti ‹republikan federativ› nuk është i adaptueshëm, ai nuk përshtatet as për Gjermaninë, sepse ky sugjeron një traditë të pranimit dhe një përfytyrim për banorët si të Francës, apo të SHBA-ve. Rrallë flitet këtu për ‹zviceranët e kopjuar›, ‹zviceranët standard›, ‹zviceranët pa sfond migracioni› ose ata ‹me prejardhje zvicerane›; as edhe në emisionet satirike nuk i has këto shprehje. Dallimi ndërmjet njerëzve ‹origjinal› dhe atyre që nuk kanë mbërritur ende këtu është një temë në çdo Asamble Komunale. Rekomandohet kujdes me shprehjen «ne», sepse ajo nuk është precize dhe disatancon nga tjetri.

Po kush janë këta të tjerët? ‹Të huaj me pasaportë zvicerane›, ‹kulturëndryshëm›, ‹punëtor i huaj›, ‹punëtor mysafir›, ‹refuzues integrimi›. Edhe përshkrimet pa të keq hapin dilema. A është një qytetar i Lichtensteinit, i cili ka studjuar në Basel dhe jeton në Cyrih një person me sfond migracioni? Sipas definicionit zyrtar – po. Por, kush e kalon Röstigraben-in dhe pastaj vendoset këtu nuk ka sfond migracioni, pavarësisht sa e dobët ishte frëngjishtja që ka mësuar ai.

‹Zviceran në letër›

Në UE, sikurse në Zvicër, bëhet dallimi ndëmjet personave nga i njëjti kontinent dhe atyre nga shtete të treta. Edhe ata konsiderohen si bashkëqytetarë të huaj, ndonëse pa të drejta qytetare. Një alternativë e papërcaktuar është edhe koncepti ‹qytetar i ri›, të cilët sipas autorëve të fjalorit-enciklopedi për ndihmë në formulim mund të nënkuptojnë edhe banorët që nuk e kanë marrë shtetësinë. Shprehjen «Passdeutsche» – ‹gjerman me pasaportë›, një ekuivalent i ‹zviceran në letër› nuk do të duhej përdorur për asnjë moment, sepse ky koncept, sipas autorëve, rrjedh nga zhargoni i ekstremizmit të djathtë.

Glosari bën dallimin ndërmjet emigrantëve (që dëshirojnë të rrinë gjatë) dhe ardhacakëve (të cilët do të largohen së shpejti). Në Zvicër u votua për të ashtuquajturën Iniciativë e Migrimit Masiv, kurse në ligjërimin politik është folur gjithë kohës vetëm për ardhacakë.

Një pjesë e këtij flaori i dedikohet islamit, raportimit mbi kriminalitetin, apo të ashtuquajturve ‹refugjatë de facto›. Përmes këtij glosari mësojmë të dallojmë konceptet pop-myslimanë, neo-myslimanë, kultur-myslimanë, euro-myslimanë, myslimanë liberalë… / ks