«Emri i Autonomisë», dedikim për Fehmi Aganin

Së shpejti nga shtypi del librit më i ri i shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi «Emri i Autonomisë».




Librin Surroi e nis me dedikimin për Fehmi Aganin, si njëri prej njerëzve që ka formësuar mendimin politik në vitet ’90, në formë kruciale dhe si person që në të gjitha proceset negociatore, me një parimësi, ka mbrojtur interesat e vendit.

«Ai është njëri prej njerëzve që ka formësuar mendimin politik në vitet ‘90 dhe në formë kruciale ka qenë njëri, i cili e ka përfaqësuar në formën më të mirë brenda LDK-së një mendim kreativ, shtetndërtues. Në të gjitha proceset negociatore në të cilat ai ka marrë pjesë ka pasur një parimësi, e cila ka mbrojtur interesat e vendit deri në fund», ka thënë Surroi në Rubikon për Fehmi Aganin .

Kjo, sipas Surroit, po iu mungon negociatorëve të pasluftës në Kosovë dhe këtu edhe vërehet mungesa dhe boshllëku që Agani la jo vetëm në LDK, por edhe në Kosovë.

Ndërsa parimësisë së tij nuk i afrohen ata që kanë marrë pjesë në procesin negociator.

«Vërehet mungesa dhe boshllëku që ka lënë Agani, jo vetëm në LDK, por edhe në Kosovë. Një mosprofesionalizëm në proces negociator e ka përcjellë në masë të madhe tërë përudhen e pasluftës, kur që nga korniza kushtetuese e Kosovës kemi pasur një pranim mendjelehtë nga të gjitha sugjerimet që kanë ardhur nga jashtë dhe që na është thënë t’i pranojmë se ato do të rregullohen gjatë ecjes… por nuk janë rregulluar», tha ndër të tjera Surroi.