Emrat më të pëlqyer për fëmijë në Zvicër

Vitin e kaluar prindërit e kanë zgjedhur 465 herë emrin Mia për vajza. Te djemtë prin emri Noah.

Foto: And-One / Shutterstock

Mia dhe Noah janë zgjedhja e parë për emra fëmijësh në Zvicër. Në rend të dytë dhe të tretë të emrave, më 2015, te vajzat vijnë ato Emma dhe Lara, kurse te djemtë – Liam dhe Luca, transmeton Tages Anzeiger.

Sipas gazetës, prindërit nuk janë aq të prirur t’i ndërrojnë zgjedhjet e tyre. Noah, me një përjashtim, është emri më i përhapur për pagëzimin e djemve që nga viti 2010. Vetëm në vitin 2012 Luca ia merr atij vendin e parë. Më 2015, prej 44’650 foshnjave djem në Zvicër 443 e morën këtë emër.

Prej 41’900 foshnjave vajza më 2015, Mia nga viti 2013, për her të dytë në të gjithë Zvicrën e zë vendin e parë. Në Zvicrën gjermane prin forma e shkurtuar e emrit biblik Maria, edhe atë për të pestin vit me radhë. Vitin e kaluar prindërit emrin Mia e kanë zgjedhur për vajzat e tyre 465 herë.

Nganjëherë preferencat për emrat e fëmijëve në Zvicër ndryshojnë ndjeshëm varëisht nga regjioni. Në Zvicrën gjermane dominon përveç emrit Mia edhe ai Leon. Në Romandi – Zvicrën franceze – prijnë emrat Gabriel dhe Emma. Në Zvicrën italiane – ato Leonardo dhe Sofia. ks