Emigrantët janë shpesh tepër të kualifikuar për punët që kanë

Punëtorë me sfond emigracioni janë shpesh të mbikualifikuar për punën që kryejnë, kurse rrallë shefa – transmeton Tages Anzeiger.

Mesatarisht, çdo i shtati punëtor në Zvicër ka një shkollim mbi profesionin që ushtron, raporton media. Ky fenomen është më i përhapur te personat me – siç thuhet – sfond emigracioni. Me 18 për qind numri i të mbikualifikuarve të huaj në Zvicër është shumë më i lartë se te popullata vendase, ku ai shkon në 11,5 për qind. Ky në fakt është rezultati i një analize të Entit Federal për Statistika që i referohet vitit 2014.

Gjenerata e dytë e të huajve – të ashtuquajturit «Secondo» – dhe pasardhësit e tyre, gjinden më rrallë në profesione nën kualifikimin që e kanë. Por krahasimi me një vit më parë tregon që përqindja e personave nga ky segment social që ushtrojnë profesione për të cilët janë të mbikualifikuar, është rritur në mënyrë të dukshme.

Për më tepër, emigrantët shihen rrallë në pozita shefash. Sipas Entit të Statistikave, me 33 për qind, pjesëmarrja e punëmarrësve në pozita udhëheqëse nga komuniteti i emigrantëve mbetet në mënyrë domethënëse më i vogël se te vendasit me 35,5 për qind. ks