Emigrantët e rinj ftohen në biseda konsultative




5’000 emigrantë të rinj në kantonin e Bernës thirren vitin e ardhshëm në biseda në komunën e tyre. Varësisht nga rasti do caktohen masa për integrim.

Çdo i treti emigrant i ardhur rrishtazi në kantonin e Bernës llogaritet të jetë subjekt i një këshillimi plotësues për integrim, njofton Tages Anzeiger duke u thirrur në Agjencinë Zvicerane të Lajmeve – sda. Kjo procedurë është rregulluar në Ligjin për Integrim të Bernës, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2015. Me këtë sistem shumëshkallësh synohet një integrim më i mirë i emigrantëve të rinj.

Në bisedën e parë të obliguar në komunë, autoritetet e sqarojnë nëse për personin është i nevojshëm një masë e posaçme integrimi. Dhe një gjë e tillë është e nevojshme nëse emigrati pothuajse nuk e flet gjuhën e vendit – gjermanishten ose frengjishten. Njëlloj nëse ata nuk kanë die se si sistemohen fëmijët në sistemin shkollor zviceran dhe çfarë formash trajtimi dhe nxitjeje parasheh ai.

Një autoritet i migracionit për të ftuarit në biseda mund të caktojë ndjekjen e një kursi gjuhe, çka fiksohet në një marrëveshje të obliguar për integrim. Ndërkohë që nuk parashihet ndonjë provim për suksesin e kursit. Emigranti do të duhet vetëm të dëshmojë që i ka ndjekur 80 për qind të leksioneve të kursit dhe se ai ka shënuar përparim në zotërimin e gjuhës.

Ky program i bisedave në komunë dhe atyre konsultuese në entet përkatëse të kantonit do të rreth 2.3 milionë franga. Nga kjo shumë, pjesën më të madhe prej 1.6 milionësh do at finansojë federata. Shumën e ngelur do ta mbulojnë kantoni dhe komunat në korniza të ligjit për ndihmë sociale.

Për bisedën e parë komunat tërhjekin nga 45 fraga për çdo takim. Nëse do të jetë i nevojshëm angazhimi i ndonjë përkthyesi ndëkulturor, kjo shumë shkon në 76 franga. Për shkallën e dytë të angazhimit parashihet involvimi i strukturave të tjera, siç janë Qendrat Kompetente të Integrimit etj.

SVP e pakënaqur me këtë ligj kishte ndërmarrë një iniciativë për referendum, por kishte dështuar të mbledhë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve. Në Basel-Stadt një iniciativë e kësaj partie, e cila kishte kërkuar Marrëveshje të obliguar për Integrim për të gjihtë të migruarit në këtë kanton, ishte refuzuar. Aty kishte kaluar kundërpropozimi për një «bisedë përshëndetëse». Për më tepër i vetmi Basel-Stadt ofron kurse falas të gjuhës gjermane për për emigrantët në vitin e parë. / ks5’000 emigrantë të rinj në kantonin e Bernës thirren vitin e ardhshëm në biseda në komunën e tyre. Varësisht nga rasti do caktohen masa për integrim.

Çdo i treti emigrant i ardhur rrishtazi në kantonin e Bernës llogaritet të jetë subjekt i një këshillimi plotësues për integrim, njofton Tages Anzeiger duke u thirrur në Agjencinë Zvicerane të Lajmeve – sda. Kjo procedurë është rregulluar në Ligjin për Integrim të Bernës, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2015. Me këtë sistem shumëshkallësh synohet një integrim më i mirë i emigrantëve të rinj.

Në bisedën e parë të obliguar në komunë, autoritetet e sqarojnë nëse për personin është i nevojshëm një masë e posaçme integrimi. Dhe një gjë e tillë është e nevojshme nëse emigrati pothuajse nuk e flet gjuhën e vendit – gjermanishten ose frengjishten. Njëlloj nëse ata nuk kanë die se si sistemohen fëmijët në sistemin shkollor zviceran dhe çfarë formash trajtimi dhe nxitjeje parasheh ai.

Një autoritet i migracionit për të ftuarit në biseda mund të caktojë ndjekjen e një kursi gjuhe, çka fiksohet në një marrëveshje të obliguar për integrim. Ndërkohë që nuk parashihet ndonjë provim për suksesin e kursit. Emigranti do të duhet vetëm të dëshmojë që i ka ndjekur 80 për qind të leksioneve të kursit dhe se ai ka shënuar përparim në zotërimin e gjuhës.

Ky program i bisedave në komunë dhe atyre konsultuese në entet përkatëse të kantonit do të rreth 2.3 milionë franga. Nga kjo shumë, pjesën më të madhe prej 1.6 milionësh do at finansojë federata. Shumën e ngelur do ta mbulojnë kantoni dhe komunat në korniza të ligjit për ndihmë sociale.

Për bisedën e parë komunat tërhjekin nga 45 fraga për çdo takim. Nëse do të jetë i nevojshëm angazhimi i ndonjë përkthyesi ndëkulturor, kjo shumë shkon në 76 franga. Për shkallën e dytë të angazhimit parashihet involvimi i strukturave të tjera, siç janë Qendrat Kompetente të Integrimit etj.

SVP e pakënaqur me këtë ligj kishte ndërmarrë një iniciativë për referendum, por kishte dështuar të mbledhë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve. Në Basel-Stadt një iniciativë e kësaj partie, e cila kishte kërkuar Marrëveshje të obliguar për Integrim për të gjihtë të migruarit në këtë kanton, ishte refuzuar. Aty kishte kaluar kundërpropozimi për një «bisedë përshëndetëse». Për më tepër i vetmi Basel-Stadt ofron kurse falas të gjuhës gjermane për për emigrantët në vitin e parë. / ks