Emigrantë shqiptarë në Austri – mesazh lidhur me votimin e demarkacionit

Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare të Austrisë, së bashku me Bërthamën e Unitetit Nacional, kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët me temën: Demarkacioni kufitar ndërshtetëror Kosovë – Mali i Zi. Ata kanë dalë me një komunikatë për opinionin publik dhe institucionet.

Foto: Peace PhotoHunter / Shutterstock

«Ne shqiptarët në Diasporë – Evropë (Gjermani, Austri), SHBA etj., jemi të shqetësuar thellë me zhvillimet e fundit të cilat janë duke ndodhur në shtetin tonë. Me shumë vëmendje e kemi përcjellur debatin në lidhje me demarkacionin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ne mbështesim kundërshtimin e shoqerisë civile, kundërshtimin e vendorëve të rajonit të prekur nga kjo marrveshje dhe ekspertëve që me shumë fakte argumentuan, se nëse ratifikohet një dokument i tillë në parlamentin e Republikës së Kosovës, pa e rishikuar atë, pa i korrigjuar gabimet, cënohet rëndë interesi shtetëror territorial i Republikës së Kosovës.

Ne mendojm se çështja e përcaktimit të kufijëve ndërshtetëror është çështja e së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar. I rekomandojmë parlamentit te Republikës së Kosovës që t’i rishikojë edhe njëherë tri shtyllat kryesore të shënimit të vijës kufitare, siç janë: 1) Delimitimin, Demarkacionin dhe administrimin e kufijve; 2) Parlamenti i Republikës së Kosovës të shprehë një gatishmëri që edhe njëherë të negociojë marrveshjen me të njejtën gatishmëri si qeveria e Malit te Zi; 3) Komisioni shtetëror t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës që rasti në fjalë të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar; 4) Si instancë të fundit për zgjidhjen e çështjeve kufitare të konsultohet populli përmes Referendumit.

Ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të parlamentit të Republikës së Kosovës që mos të e votojnë këtë ratifikim të marrveshjes ndërkufitare/ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit te Zi», thuhet në komunikatën e autorizuar nga Këshilli Koordinues i Austrisë — Vienë- Graz-Steiermark  dhe Bërthama e Unitetit Nacional (me seli qendrore ne Mynih-Gjermani) dhe degët e saja në SHBA dhe Kosovë.