Maurer: Emigracioni është i frytshëm për sportin




Ministri i sportit të Zvicrës, Ueli Maurer, pret një vit të mbarë për sportin.

Sporti nuk është vetëm një mekanizëm integrimi për shoqërinë zvicerane, ai përfiton nga migracioni. E parafrazon Tages Anzeiger ministrin e sportit të Zvicrës, Ueli Maurer.

Është e qartë që migracioni është pjellor për sportin, është shprehur ministri në një intervistë për gazetën Blick. Kjo më së miri shihet në futboll, kurse në hokej dhe sporte dimri – jo. «Nuk kemi emigracion nga vendet e sporteve të dimrit», citohet Maurer.

Fakti që sportistë me sfond emigracioni disi ishin të lidhur me vendin e prejardhjes së prindërve të tyre nuk përbën ndonjë tragjedi; kjo duhet respektuar, ka thënë ministri. Sipas tij, performanca e këtyre sportistëve është më shumë një arritje e Zvicrës…

Ministri pret që 2015-ta të jetë një vit i mbarë për sportin. Në fillim të vitit që vjen, Qeveria do të diskutojë për një koncept të ri të sportit. Ai nuk flet për konston e investimeve në sport, për këtë do të vendosë parlamenti. Qëllimi është që sporti të forcohet si një instrument integrimi.

Kombëtarja Zvicerane e Futbollit dhe Kampionatet Evropiane e atletikës së lehtë në Cyrih do të tregonin çka mund të bëjnë emigrantët e integruar. «Fundja mund të flitet për investime dhe jo për kosto», citohet Maurer. / ksMinistri i sportit të Zvicrës, Ueli Maurer, pret një vit të mbarë për sportin.

Sporti nuk është vetëm një mekanizëm integrimi për shoqërinë zvicerane, ai përfiton nga migracioni. E parafrazon Tages Anzeiger ministrin e sportit të Zvicrës, Ueli Maurer.

Është e qartë që migracioni është pjellor për sportin, është shprehur ministri në një intervistë për gazetën Blick. Kjo më së miri shihet në futboll, kurse në hokej dhe sporte dimri – jo. «Nuk kemi emigracion nga vendet e sporteve të dimrit», citohet Maurer.

Fakti që sportistë me sfond emigracioni disi ishin të lidhur me vendin e prejardhjes së prindërve të tyre nuk përbën ndonjë tragjedi; kjo duhet respektuar, ka thënë ministri. Sipas tij, performanca e këtyre sportistëve është më shumë një arritje e Zvicrës…

Ministri pret që 2015-ta të jetë një vit i mbarë për sportin. Në fillim të vitit që vjen, Qeveria do të diskutojë për një koncept të ri të sportit. Ai nuk flet për konston e investimeve në sport, për këtë do të vendosë parlamenti. Qëllimi është që sporti të forcohet si një instrument integrimi.

Kombëtarja Zvicerane e Futbollit dhe Kampionatet Evropiane e atletikës së lehtë në Cyrih do të tregonin çka mund të bëjnë emigrantët e integruar. «Fundja mund të flitet për investime dhe jo për kosto», citohet Maurer. / ks