Elozhi i largësisë

Foto: Shutterstock

Në burimin e syve të tu
si dete dallgësh plot stuhi,
lundrojnë rrjeta peshkatarësh.
Në burimin e syve të tu,
deti mban premtimin e tij.
E unë hedh mes dallgësh
zemrën time rritur mes të gjallësh,
rrobat e trupit e verbimin e një betimi:
Në fundin e zi të thellësirës,
Ndihem dhe më tepër lakuriq.
E kësaj here jo renegat po besnik
se unë jam ti, kur unë jam unë.
Në burimin e syve të tu
unë humbas toruan,
ëndërroj të plaçkit.
Një rrjetë u pleks me një tjetër rrjetë:
Dhe po u ndamë, s’do shqitemi kurrë.
Në burimin e syve të tu të larmë,
një i varur në grykë shtrëngon litarë…

Përktheu: Vasil Qesari