Elemente

Plazh në Islandën jugore. Foto: Shutterstock

Ti dhe unë
jemi elemente
Po rrija pranë këmbëve tua
Cigarja
e ngritur mes gishtave ishte
far
dhe unë një përbindësh deti.

Batanija ishte një akullnajë
Palët e saj ishin gryka dhe të çara
Ti ishte zjarri i përjetshëm
Nën akullnajë

Ne ishim elemente
Një kohë qëndrova i qetë
Gaca e cigares u mbështoll me hi,
Shi ra mbi dritaren e farit.

Moti ndryshoi shpejt:
Deti depërtonte në tokë

Ti dhe unë
Jemi elemente.

[Përktheu: Enver Robelli]

Dagur Sigurdarson (1937-1994), i lindur në Reykjavik, ishte përkthyes dhe artist. Botoi 14 vëllime me poezi.