Ekspres dënim për kërcënim të djalit të kryeministrit dhe ministrit Abrashi

Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë treguar super efikas në «mbrojtjen nga kërcënimi» të një ministri dhe djalit të kryeministrit.

Një ekspres hetim është finalizuar me një ekspres aktakuzë dhe ekspres gjykim të një të riu nga një fshat i Klinës, shkruan sot «Koha Ditore».

Alban Morina është dënuar të martën nga Gjykata Themelore e Prishtinës me tre muaj burgim dhe i është caktuar menjëherë masa e paraburgimit prej tre muajsh, për shkak se «ka kërcënuar me djegie me benzinë Besnik Mustafën, djalin e kryeministrit Isa Mustafa» dhe me «varje te semaforat», ministrin e Punës, Arban Abrashi, siç ka thënë ai, pas një revolucioni që do të ndodhë në Kosovë.