Ekspozitë në Qendrën Kulturore të Kosovës: «Ti je pjesë e atdheut»

Ekspozita mbahet në Qendrën Kulturore të Kosovës për Diasporë e Mërgatë në Cyrih/Zvicër, Eugen Huberstrase në Altstetten me 11.12.2016, ora 19:00.

Foto: ibrandify gallery / Shutterstock.com



Ekspozita «Ti je pjesë e atdheut» para publikut shqiptaro-zviceran do të sjellë fytyrat e dëshmorëve nga Zvicra, të cilët me veprën e tyre u bënë të pavdekshëm në historinë më të re të Kosovës duke iu përgjigjur thirrjes së atdheut.

Për të nderuar veprën e tyre heroike, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih/Zvicër, ju mirëpret Ministri i Diasporës, z. Valon Murati.

Pjesëmarrja juaj në këtë ekspozitë, nderon veprën e atyre që dhanë më të shtrenjtën e tyre – jetën – që ne sot të festojmë në liri dhe t’i kujtojmë me lavdi dëshmorët e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Sinqerisht,
Shukrije Ramadani
Drejtore e Qendrës Kulturore të Kosovës për Diasporë e Mërgatë Cyrih/Zvicër