Eksod i verbum




S’mujke me i than’, je drenushë e babës
Krenaren ikje, e ndoqën por s’e vranë
Paaftësi e terrt’ me dritë t’hollë t’hânës
U shkund si gjeth, por ngjyrat nuk u ndanë

As ândrrash s’u panë, athua a do t’shihen
Apo n’mot t’huj kanë me mbet tana’herë
Mbi suprinë anash valëve a muj t’mshifen
Edhe kur rruga e vneshtës iu flet si erë

I lehtë iu bâft nderi, nëse s’t’çon dolli
E padenjë mbet’, ty n’dorë n’t’raft’
Nuk gjun mâ shigjeta për faqe, as për sy
E n’hije t’lakmisë, kurrë përjet’ mos t’paft’

Zemra jote bosh, mos me u ushqy satani
I praptove t’gjitha, si njeri kur merr ikën
Ditën e Falenderimit grykas e nxu malli
Për atë shtrëngatën që s’e njofti frikën

Pjatat me faqe liri edhe sot i la shtrum
As vet nuk u ngi e as nuk ndjeu unti
Nji copë herë loti, plot, si eksod i verbum
Nji copë drite ia hoqi secilës mbrapshti

Nuk ka hir t’mjaftushëm, s’ka as hir’si
I lodhi rrugës, asgjâ e vogël s’e hir’soi
Hiri s’e mbulon kur s’prek asni dlir’si
Unt’ e etshem mbet, ty prap t’bekoi

Ka me ardh nji mot, e me u gjymtu flatrat
Sytë e pangim s’kanë me mbet anonim
Edhe n’u harrofshin, kanë me u pri ândrrat
Krejt çka nuk u prek, u kthye në prarim