Ekonomistët gjermanë të ndarë për modelet e emigracionit

Kujt nuk i pranohet azili, duhet të largohet nga Gjermania, pohojnë dy ekonomistë gjermanë. Për punëkërkuesit duhet të vlejnë rregulla të tjera. Nuk ka konsens nëse duhet futur një sistem pikash sikurse e ka Australia dhe Kanadaja. Kosova është një prej vendeve të tematizuara.




Merkel është e sigurt në një zgjidhje për çështjen e refugjatëve, transmeton NZZ kancelaren gjermane. Numri i valës së tanishme të refugjatëve, me 80’000 veta shkon nga dyfishi i atij të kohës së luftërave në ish Jugosllavi. Zvicrës në 2015-tën do t’i binin hise 29’000 prej tyre. Çështja shtrohet nëse shteti mund të bëjë transformimin e tyre nga nga azilkërkues në emigrantë pune. Dhe Thomas Bauer, nënkryetar i Institutit të Rain-Vestfelisë e ka të qartë: Këto dy gjëra duhet të ngelin të ndara.

Bauer nuk është për atë që aplikantëve nga Ballkani t’u bëhen oferta speciale. Ai e refuzon edhe mundësinë e pajisjes së personave të kualifikuar nga këto vende me një tip «Blue Card», të destinuar për akademikë me ofertë pune në Gjermani. Azili duhet të mbetet një status i rezervuar për njerëz të rrezikuar me «trup dhe jetë». Rastet e Serbisë dhe Bosnjës janë të qarta – ato janë kualifikuar si ‹vende të sigurta›, mbeten vetëm Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Kush ka marrë një përgjigje negative për azil, duhet ta lëshojë vendin, nuk ka asnjë dilemë Bauer. Këtu nuk duhen lëshime, përndryshe njerëzit nga këto vende inkurajohen të mijë më masovikisht në Gjermani. Edhe ashtu, sipas tij, kthimi po shkon keq. Bauer është për atë që qytetarëve të këtyre vendeve t’u hapen rrugë legale për emigrim pune. Me Serbinë, për shembull, mund të arrihen marrëveshje për migrim të përkohshëm në sektorët e turizmit, hotelerisë dhe bujqësisë. Kjo nuk domethënë që duhet pranuar çdo emigrant, i cili është i gatshëm të punojë për 8,5 euro. Me këtë do të rrezikoheshin të pakualifikuarit vendas. Eksziston një disponim pozitiv vetëm për të miriëkualifikuarit, për të cilët edhe ashtu ka perspektiv atë mira. Çdo akademik që ka një ftesë për punë me një limit rroge mund të qëndrojë në Gjermani. Akademikët edhe ashtu mund të qëndrojnë për gjashtë muaj për kërkimpune në Gjermani, për aq sa ata janë në gjendeje ta financojnë vetë këtë qëndrim. Me këtë Gjermania, transmeton NZZ, tregohet më e hapur se Kanadaja. Bauer është kundër një rregullimi ligjor të kësaj çështjeje në këto momente. «Gjermania duhet të promovohet më mirë si vend emigracioni», pohon Bauer.

Klaus Zimmermann, drejtor i institutit hulumtues për të ardhmen e punës – IZA – pledon për të kundërtën: Gjermanisë i duhet një ligj emigracioni, në vend që të funksionojë me rregullore dhe urdhëresa. Zimmermann është për aplikimin e një sistemi pikash, si Australia dhe Kanadaja. Me këtë do të kalkuloheshin aspekte si përvoja e punës, shkollimi, njohuritë e gjuhës, mosha. Kush e mbërrinë një vlerë të caktuar, fiton një vizë pune. Nëse do të kishte një opsion legal për të ardhur në Gjermani, kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit, nga ku vijnë 40 për qind e tyre, do të binin. Ai e lavdëron modelin e Zyrës së Rekrutimit në Prishtinë, ku të interesuarit për tregun gjerman të punës këshillohen mbi shanset e tyre. Momentalisht Gjermania ka nevojë për personel të kualifikuar për përkujdesjen e pleqëve dhe të fëmjëve. Zimmermann është absolutisht kundër modelit të gardhit hungarez. Kjo e pengon rrugën e kthimit dhe të ashtuquajturin «emigracion qarkullues».

Këshilli i Ekspertëve të Integrimit në Gjermani është për atë që për çështje të azilit të vazhdojë të vlejë Marrëveshja e Dablinit. Sipas saj, kërkesa për azil duhet të shtrohet në vendin e parë të UE-së, ku ka shkelur azilkërkuesi. Kjo nënkupton që UE-ja duhet t’i përkrahë vendet kufitare të UE-së, si Greqia dhe Italia, thotë Zimmermann.  Për të «Dublini» ka mbaruar. Kjo është dëshmuar sidomos ditëve të fundit me arritjen e trenave të mbushur me refugjatë nga Hungaria. Ai është më shumë për sistemin e kuatave në pranimin e refugjatëve, ku do të konsideroheshin numri i banorëve, por edhe prodhimi i brendshëm bruto dhe aftësitë ekonomike të një vendi. Që të dy specialistët janë unik në atë se refugjatët të cilëve u është pranuar azili të mund të lëvizin lirshëm në UE dhe të mudnd të udhëtonin në vendin që kanë zgjedhur. ks

Foto: Enver ROBELLI