Ekonomia zvicerane befason me rritjen që ka shënuar

Pavarësisht dojës që ekzistonte, ekonomia zvicerane nuk po rrëshqet në recesion. Janë eksportet ato të cilat krijojnë një zhvillim pozitiv të produktit të brendshëm bruto.

Ekonomia zvicerane e ka marrë veten nga turbulencat në bursa dhe nga forcimi i frangut, transmeton «20 Minuten». Produkti i brendshëm bruto (GDP) në çerekun e dytë të këtij viti u rrit me 0,2 për qind. Kështu ka njoftuar Sekretariati Shtetëror për Ekonomi. Në çerekun e parë GDP-ia ishte rrudhur mu për 0,2 për qind. Ndërsa analistët të njëjin trend e kishin pritur edhe për çerekun e dytë. Dhe pas dy kuartalëve në rënie, sipas opinionit të shumicës së ekonomistëve, Zvicra do të ishte gjendur në recesion. Kjo megjithatë nuk ka ndoshur. Është tregtia e jashtme ajo e cila ka kontribuuar në rritjen e GDP-së, e trasmeton media Sekretariatin. Dhe më së shumti ka eksportuar industria e orëve, bransha e bizhuterive, por edhe industria e kimisë dhe farmaceutikës.

Një faktor tjetër i rëndësishëm që e ka ruajtur Zvicrën në kuartalin e dytë të vitit nga recesioni është konsumi i amvisërive. Raporti pohon se në këtë periudhë është shpenzuar më shumë për artikuj ushqimorë, pije – për shëndetësinë apo për veshmbathje. Ndërkohë që të dhënat dëshmojnë se është kursyer në fushën e banimit dhe me vizitimin e restoraneve dhe hoteleve. Edhe industria përpunuese pas një rrudhje në çerekun e parë të vitit ka krijuar më shumë. Më keq puna ka shkuar në fushën e tregtisë së madhe dhe të imët, në hoteleri dhe në sektorin e financave.

Teknikisht, me një plus në kuartalin e dytë Zvicra i ka ikur recesionit. Dhe për recesion është fjala kur GDP-ia shënon rënie në dy çerek-vite rresht. Pavarësisht shpëtimit kësaj radhe, gjendja nuk ndryshon shumë për faktin e goditjes që i ka dhënë ekonomisë forcimi i frangut, thotë udhëheqësi i drejtorisë për politikë ekonomike në Sekretariatin Shtetëror për Ekonomi. «Ekonomia zvicerane frenoi në vend», është shprehur ai. Me një minus prej 0,2 për qind në kuartalin e parë dhe një plus po të kësaj lartësie jep një zero-rritje. Me fjalë të tjera, sipas drejtorit: Zvicra në semestrin e parë ka ngelur në klasë. ks