«Edulina» – takim pune edhe në gjuhën shqipe

«Edulina» – Projekt në shumë gjuhë që u ofron prindërve të grupeve të ndryshme gjuhësore informacione rreth temës zhvillimi i hershëm i fëmijërisë

Drita IBRAHIMI – SHABANI

Bisedat me familjet e emigrantëve kanë dëshmuar sa i madh është interesimi i prindërve për një përkrahje të dobishme të fëmijëve të tyre të vegjël. Ngase prindërve me sfond migracioni u mungojnë shpesh informacionet për t’i përgatitur fëmijët e tyre si duhet për në kopësht, apo shkollë.

Projekti «Edulina»

Resultatet e hulumtimeve të qendrave të spezializuara shkollore kanë tregur që në Regjionin e Bazelit mungojnë ofertat e qëndrueshme në rrafshin e zhvillimit të hershëm te fëmijeve me prejardhje të huaj.  Me qëllim të shtimit të shanseve të këtyre fëmijëve në sistemin arsimor zviceran dhe forcimin e qëndrueshëm të familjeve, HEKS ofron takime pune (Workshop) për prindërit me fëmijë nga mosha zero deri në gjashtë vjeç.

Nënat dhe baballarët përfitojnë nga sugjerimet praktike për përkrahjen sistematike të fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata të kenë mundësinë e zhvillimit të aftësive motorike, kognitive gjuhësore, dhe sociale.

Në gjuhët gjermanisht, tamilisht, turqisht, spanjisht, shqip dhe portugalisht ofrohen gjashtë module të këtyre takimeve nga tre orë. Temat ligjërohen nga psikologë dhe  pedagogë të spezialisuar në fushën e edukimit.

Temat janë të radhitura sipas moduleve:

1.Zhvillimi social dhe emocional i fëmijëve

2.Zhvillimi i hershëm fëmijëror dhe roli i prindërve

3.Mbështetja e zhvillimit të fëmijëve duke luajtur

4. Mbështetja e zhvillimit gjuhësor – në gjuhën amtare

5.Të ushqyerit e shëndetëshem dhe lëvizja

6.Çka pret fëmija im nga kopshti i fëmijëve dhe kopshti i fëmijëve nga ne prindërit?

Në modulet e takimit të punës ofrohet kujdesi profesional i fëmijëve, prindërit përfitojnë nga mundësia e shkëmbimit të çështjeve të përditshme të edukimit. Ata përfitojnë nga përgjigjet e plota në pyetjet e tyre mbi temat e edukimit dhe mund të zbatojnë drejtpërdrejt njohuritë e tyre praktike me fëmijët.

Modulet janë të përgatitura njëri pas tjetrit dhe plotësohen përmes një takimi të rrjetit me prindërit e të gjitha Workshop-eve dhe zyrave të specializuara. Ato në gjuhën shqipe mbahen zakonisht në pranverë dhe vjeshtë.

Përvojë shumë interesante

Me 22 nëntor u mbyll semestri vjeshtor. Në pranverë nëse do paraqiten prindër fillon sezoni i ri. Përvoja ishte gjithsesi shumë interesante. Prindërit kishin mundësinë të njihen më për së afërmi me kopështin.

Aty përpos një ambienti të mbushur me karrige dhe tavolina për fëmijë, në çdo kënd të hapësirës gjen një motiv të tyre. Në një kënd, sheh libra të ndryshëm. Në këndin tjetër – vizatime të fëmijëve me emrat e fëmijëve. Nuk janë të pakta  as letrat, lapsat, ngjyrat, ngjitësit, gjërat plastike, dekorimet, e çka jo tjetër. Për një moment të duket vetja se je në një atelje… Atëherë njeriu ndihet sikur i përket kësaj bote.

Në fakt, objekti i kopshtit impresionon që në hyrje, ku shihet si fëmijët duhet t’i rregullojnë këpucët e pallton…, të shkojnë të ulen duke u përshëndetur me fëmijët tjerë dhe edukatoren…

Derisa zonja Nicole Döpcke, edukatore kopshti, fliste me pasion mbi gjithçka në lidhje me punën e saj me fëmijët parashkollorë, prindërit nuk hezitonin ta ndërprisnin me pyetje nga më të ndryshmet.

Ajo shpjegon se si në zhvillimin e një fëmije duhet të funksionojnë  lëvizjet fine të gishtërinjve dhe perceptimi i gjërave në mënyre aktive – aftësi bazë që fëmija të konsiderohet i aftë për të vijuar në klasën e parë e të dytë.  Nëse kjo mungon, kopshti autorizon një të ashtuquajtur «Heilpädagog», cili fokusohet vetëm në atë mangësi zhvillimi që vërehet te fëmija. Ai ose ajo ushtron tre herë në javë fëmijën, me qëllim të aftësimit të tij. Sipas edukatores, këto ngathtësi nuk do të thonë që fëmija ka mangësi mendore, apo diçka e tillë. Kjo shpesh keqkuptohet nga prindërit emigrantë. Një pedagoge shkolle është e domosdoshme që në kopësht, ajo ndihmon shumë në zhvillimin mendor të fëmijës, pohon Döpcke.

Në takim u diskutuan çështje nga më të ndryshmet, nga shprehitë, konfliktet, virtytet. Në fund u shpërnda material i përkthyer në gjuhën shqipe me tema mbi si: loja, leximi, bisedat me prindër, caktimi i kufinjëve, inkurajimi i fëmijëve  etj.

Derisa prindërit gjendeshin ne kopshtin e  fëmijëve dhe përjetonin atë qe fëmijët e tyre e përjetojnë pothuajse çdo ditë, fëmijët së bashku me kujdestaret e tyre vizituan kopshtin zoologjik ne Basel…

Faza tjetër e projektit zhvillohet në pranverën e 2015-tës. Udhëheqëset e takimeve të punës janë: Drita Ibrahimi – Shabani dhe Valbone Hoti. Kujdestare: Igballe Salihu, Flurije Xhema dhe Lendita Osaj. Të interesuarit për pjesëmarrje në projekt mund të na kontaktojnë permes e-mail-it [email protected] ose në numrin e telefonit 079 771 67 04.

c
Referueset e «Edulina»-s
a
Në hapërisat e Kopështit

Në hapësirat e bibliotekës JuKiBu