Edoni nga Maqedonia – pre e një bande në Austri

Një zviceran me prejardhje nga Maqedonia goditet tetë herë me thikë në Vjenë. Ai ka mbijetuar me shumë fat. Tani policia poheton për tentimvrasje.

Edon F., viktimë e një sulmi me thikë.

Gazetat flasin për Edon F., emri i plotë iu është i njohur redaksive. Është 15 vjeç, me shtetësi zvicerane dhe me origjinë nga Maqedonia. Jeton në Austri. Të premten e kaluar ai u bë viktimë e një sulmi me thikë. Tetë goditje i dhanë atij autorët e panjohur të sulmit. Me lëndime të rënda ai mundi të shkonte zvarë në banesën e prindërve të tij, ku edhe është dorëzuar. Oreacioni i tij ka zgjatur gjashtë orë.

Në ora gjashtë të mëngjasit ai ka qenë rrugës për në vendin e punës. E ka ndjerë se po ndiqet dhe në momentin që kthehet, ka parë një burrë të maskuar me një xhemper me kapuç dhe shall në fytyrë, i cili e ka goditur menjëherë. Ai e ka përshkruar sulmin si një luftë për jetë a vdekje. Atij madje i ka ecur ta shtrijë agrsorin përtokë, përpara se ky të ikë.

Ene nuk dihet sfondi i këtj sulmi. Zëdhënësi i policisë është shprehur se viktima nuk e njeh autorin e sulmit. Nuk janë ndriçuar as motivet e veprës. Hetimet po vazhdojnë me studimin e rrethit personal… Edoni mendohet se ka pasur kontakte me një grup kriminal të rinjsh. Grupi është goditur, por pjesëtarë të tij gjinden ende të lirë. Kontaktet e tij të Facebookut dëshmojnë për atë se i riu ka komunikuar me banditët.

Nuk ka të dyshuar konkretë. Familja nuk ka asnjë ide se kush mund të fshihet pas sulmit të djalit të tyre. Policia do t’i studiojë incizimet e kamerave eventuale nga vendi i ngjarjes se çfarë tregojnë ato. Përveç kësaj policia është duke i marrë në pyetje fqinjët dhe po këkon dëshmitarë të ngjarjes. Edoni vazhdon të qëndrojë në spital. Policia po heton për tentim vrasje. ks