Edi nuk flet, po thotë shumë

Edmond Berisha është fizikisht rëndë i hendikepuar. Ai nuk mund as të flasë. Vetëm me sy Berisha e ka shkruar biografinë e tij. Një libër të dytë e ka gati. Dashuria e familjes, pasioni për ngjarjet sportive dhe udhëtimet i japin atij kënaqësi për jetë.

Kujtim SHABANI

Rreth 30’000 fjalë numëron libri i dhimbjeve dhe kurajos së pafund për jetë të Edmond Berishës, «Edis Grand Slam». Të 200’000 germat e tyre ai i ka shkruar vetëm me sy. Një komjutër special ju ka dhënë shprehje dhimbjeve, pasioneve, ideve dhe dëshirave të Edit. Motra e tij Mirja, e cila kujdeset vazhdimisht për të, e afron Edin pranë kompjutrit. Distanca nga kjo maqinë duhet të jetë së paku gjysmë metri. «0.3 sekunda duhet ta fiksojë me sy një germë për ta përfshirë atë në tekst», sqaron Mirja.

Me shkrimin e biografisë së tij Edi, tani 36 vjeç, ka filluar në maj të vitit 2004. «Gjithmonë kam dashur ta tregoj historinë e jetës sime», rrëfen ai në intervistën me shkrim. Për një vit e kishte mbaruar atë, ndërkaq u deshën dy vite për të gjetur një botues. «Disave ajo u dukej jointeresante, të tjerë kërkonin shumë para për ta botuar», tregon Edi. Përfundimisht kjo hitori u botua në vendlindjen e tij Klinë, ku edhe ze fill.

Shpresë dhe zhgënjim

Në fillim ishte temperatura. Mjekët lokalë këtë e panë si një ndezje të  mushkërive dhe e trajtuan si të tillë. Shkurt më pas konstatuan një ndezje të cipës së trurit – meningjit. Edi atëherë ishte vetëm dy muajsh.

Djali ishte në qendër të vëmendjes së gjith familjes. Ai ishte një fëmi i përgëdhelur, jo vetëm për shkak të zhvillimit të tij të ngadaltë. «Me një vit e gjysëm Edi megjithatë mund të ecte, edhe pse i duhej të mbahej për gishtërinjtë e motrave dhe vëllezërve të tij», konfirmon Mirja.

Më në fund Edi mund të vizitohej në një spital të lavdëruar në Beograd. Prindërve të tij nuk u lejohej të qëndronin me të. Me çmimin e shërimit të djalit të tyre, ata u pajtuan me këtë rregull të spitalit. Kur pas tre javësh atë e vizitoi vëllai i madh, i cili ishte student i mjeksisë, nuk e njohu më. Ai e gjeti Edin të tretur, me këmbë dhe duar lidhura! Në thembra dhe krahë kishte pasur shenja të njoma të një operacioni. Nga buzëqeshja e tij nuk kishte ngelur asnjë gjurmë. Vëllait nuk iu dha asnjë sqarim për këtë gjendje të tij, tregon Edi në librin e vet. «As mjekët as spitali nuk kanë dhënë ndonjëherë një shpjegim se çfarë kanë bërë me Edin», thekson Mirja. Vëllai e kishte mbërthyer Edin në krahërorin e tij dhe nuk e kishte lëshuar më, ai e rëmbeu atë. «Pas qëndrimit në këtë spital Edi ka mundur të lëvizë vetëm me karrocë», tregon Mirja dhe shton: «Ai nuk mund t’i kontrollojë as lëvizjet e duarve dhe nëse nuk e vrojton mund ta dëmtojë veten».

Në kohën kur është lindur Edi, babai i tij kishte shtatë vite në Zvicër. Ai ishte vetëm katër vjeç kur bashkë me nënën dhe motrën Mirën u soll në Zvicër për të provuar shërimin e tij. Gjashtë muaj terapi nuk sollën suksesin e shpresuar. Më pas erdhi një qëndrim në një spital tjetër të Beogradit. Kësaj radhe me të mund të qëndronin motrat e tij. «Treni filloi të lëvizë, kurse unë fillova të qaj», e përshkruan Edi udhëtimin për në Beograd. Tre muaj zgjati qëndrimi në këtë spital, shërimi nuk u gjet megjithatë. Ata u këthyen të zhgënjyer në vendlindje.

Me nëtë vjet Edi u vendos përfundimisht te prindërit në Zvicër. Gjith kohës ka jetuar në Küssnacht të Schwyz-it, ku në vitin 2006 ka fituar edhe shtetësinë zvicerane. Aty mundi të sistemohet relativisht mirë. Pas disa vitesh e mbërthyen dhimbje të forta të kurrizit, ngërçe dhe vështirësi me frymëmarrjen. Maskën e oksigjenit duhej ta mbante gjithmonë me vete. Deri njëzet e katër barëra në ditë duhej të merrte Edi në këtë periudhë. Për t’iu lehtësuar kjo gjendje duhej t’u nënshtrohej tre ndërhyrjeve kirurgjikale. E para solli përmirësime të mëdha, kurse e dyta pati pasoja të tmerrshme: Edi humbi të folurit.

Dashuri e pakursyer e familjes

Kishte momente kur edhe mjekët nuk dinin çfarë të thonin. Edi vetë disa herë kishte rënë në dëshpërim, tregon Mirja. «Edhe heronjtë bien ndonjëherë në krizë», pranon Edi në librin e vet. Vetëm familja nuk u dorëzua kurrë, thekson ai.

Motrat dhe vëllezërit i kanë qëndruar Edit gjithmonë pranë. Sidomos Mirja. Por edhe ata që nuk jetojnë në Zvicër. Për këta duhej kohë pas kohe të organizohej një vizë hyrjeje në këtë vend që t’i rrinin panë Edit. Qoftë vetëm për ta shoqëruar në një ndeshje tenisi.

Ndonjëherë duhej zëvendësuar Mirja. Ajo kishte hequr dorë nga studimi për mjekësi, sepse këtë nuk mund ta kryente me korrespondecë që njëkohësisht të mund t’i dedikohej Edit. Në shtatzani të përparuar Mirja ka asistuar në operacionin e tij. Për ta shoqëruar Edin në terapitë dhe vizitat mjekësore, ajo e nderëpreu gjidhënien e foshnjës së aj. Sado e dhimbshme që ishte humbja e të folurit, ajo dinte ta zbuste atë. «Mira më kupton edhe pa folur», thot Edi. Edhe prindërit duhej të bënin sakrifica. Nëna lypsej gjith kohës të endej midis fëmjëvë në Kosovë dhe atyre në Zvicër. Babai ishte sistemuar në ndërtimtari, ai u desh të punonte fort për të mbajtur familjen.

Edi kishte tre motra dhe tre vëllezër të tjerë. Një vëlla humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar xhaxhain e tij nga gremina e një pusi ku kishte rrëshqitur dhe ishte ngulfatur. Ata shkonin të gjithë mirë me mësime. «Arsyeja përse babai duhej të qëndronte kaq gjatë në Zvicër, ishte finansimi i shkollimit tonë», shprehet Mirja. Ndërkohë ata janë mjek, ekonomistë, arkitektë, imxhinier. Në Kosovë nuk kishte shkollë për të hendikepuarit, kështu Edit i ligjëronte secili nga motrat dhe vëllezërit e tij në një lëndë. Mësuesit e tij në fondacionin e Rodtegg-ut nuk u besonin njohurive të tij.

Edmond Berisha praktikisht ka mbaruar shkollimin fillor. Një kohë të gjatë ai ka aplikuar për një angazhim në tregun e punës. «Këtu ka ofertë vetëm për të prapambeturit mendërisht», thotë Edi me keqardhje dhe shton: «Për një transfer në një program jashtë regjionit ku banoj, duhet të garantojë kantoni ku jam i vendosur, dhe për këtë mungojnë mjetet».

Nga viti 2005 Edmond Berisha përkrahet nga Sigurimi Invalidor. Ai e financon edhe përkujdesjen e tij, dhe kjo është Mirja. Pas kaq vitesh Edi mund ta shpërblejë atë për përkushtimin e saj të pashoq. Edhe fondacioni i Rodtegg-ut e kishte punësuar Miren. E diplomuar për ekonomi, ajo kishte përvetësuar aq kompetenca medicinale me Edin, sa nga Mirja përfitonte edhe vet fondacioni, duke e angazhuar edhe për përkujdejen ndaj kandidatëve të tjerë.

Identifikim me të fortët

Entuziazmi i Edmond Berishës për sportin është i kahmotshëm. Dashuria e tij e parë ishte futbolli. «Un kam mundur ta gjuaj topin», kujtohet Edi në fëmijërinë e tij para qëndrimit të parë në spitalin e Beogradit. Trajtimi misterioz në këtë spital atij mundi t’ia shkatërrojë trupin, por jo edhe mendjen e shpirtin. Si fëmijë Edi ka qenë tifoz i Klubit Futbollistik Prishtina. Jo vetëm për arsye patriotike, por edhe sepse ky bartte ngjyrën e preferuar të tij: të kaltërtën. Duke ndjekur ndeshjet e këtij klubi në radio, «…besoj jam djersitur më shumë se lojtarët në fushë», tregon Berisha.

Fati i vetëm i Edit gjatë qëndrimit të tij të dytë në Beograd ishte shtrirja e spitalit pranë stadiumit të qytetit. Në këtë kohë u zhvillua çerekfinalja e shampion ligës ndërmjet yllit të kuq të Beogradit dhe ekipit të Napolit. Vendasit humbën një me pesë, tre nga keto gola i shënoi Diego Maradona. Zhvillimin e ndeshjes Edi e kishte ndjekur në radio, kurse etuziazmin e publikut nga ballkoni i spitalit.

Më vonë Edmond Berisha zbuloi dashurinë e tij për tenisin. Në vitin 1995 ai morri një nga tre signaturat e fundit të Gabriela Sabatinit gjatë paraqitjes së saj në Pfäffikon. Më vonë, pas një loje në Kloten, ai takoi Venus Willimsin. Babai i saj ia regulloi Edit një fotografi me të, e cila të nesërmen doli në të gjitha gazetat e Zvicrës. Ditën e dyerve të hapura, që organizoi nëna e Martina Hingis me rastin e hapjes së një shkolle tenisi në vitin 2003, Edi u filmua nga një kameraman në takimin me të. «Ajo që më ka ndihmuar shumë në problemet e mia, është Martina Hingis», pranon Berisha në librin e tij. Në një turne të vitit 2000 në Zürich ai mundi të bënte edhe një fotografi me Maria Sharapova dhe Alisha Molik. Në dhomën e punës Edi ekspozon fotografi të tij me miset e Zvicrës Linda Fäh, Fiona Hefti dhe Domenique Rinderknecht, si dhe debutantet e «Deutschland sucht den Superstar» Fabienne Rothe dhe Zazou Mall ose të signatura prej tyre.

Enkas për ta ndjekur live US Open, Edi para tre vitesh ishte në SHBA. Vitin e kaluar ai shkoi në Wimbeldon për të shikuar të gjitha lojërat e tij nga një e teta e finales. Para disa muajsh Edi ndoqi në Stamboll WTA Chempioship-in ndërmjet Serena Williams dhe  Li Na. Janë motrat dhe vëllezërit e tij ata të cilët e shoqërojnë Edin në rrugëtimet e ndryshme. Një udhëtim i viteve të 90-a në Greqi, Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci dhe Itali i është skalitur në kujtesë. I paharruar i ka mbetur Edit qëndrimi me Mirën në Lourdes, një vend pelegrinazhi për katolokë në Francë. Udhëtimet përbëjnë për të një burim tjetër kënaqësie për jetë.

Ëndërra e Edmond Berishës është që në botë të mbizotërojë paqa. Më tej ai apelon që emigrantët në Zvicër të trajtohen me më shumë respekt. Kërkesat e tij janë frugale. «Dëshira ime më e madhe është që të mund të flas përsëri», thekson ai. Tjetra është të shkruajë një kolumnë për një medium. Kur mund të fliste, Edi dëshironte të bëhej avokat. Ai ka iniciuar themelimin e një shoqate të të hendikepuarve, e cila do të angazhohet për çështjen e tyre. Në faqen e tij të internetit gjindet edhe statuti i saj, të cilin e ka hartuar Edi.

Autobiografia nuk është i vetmi tekst që Edmond Berisha ka botuar ndonjëherë. Në vitet e 90-a ai publikoi te Luzerner Neue Nachrichten, në rubrikën e lexuesve, një letër. Me këtë ai i tërhiqte vëmendjen opinionit zviceran për ngjarjet e rënda në Kosovë nën regjimin e Millosheviqit. Ndërkohë Edmond Berisha është pranuar në një asiciacionin të autorëve zvicranë. Historia e jetës së tij së fundmi është përkthyer edhe në shqip. Edmond Berisha ia ka mësyer një teme tjetër. Mbi librin e tij të dytë, i cili tanimë është gati, për momentin mund të thotë vetëm kaq: «Ai është një histori dashurie».