Edhe Principata e Monakos përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në New York, është duke u angazhuar që të sigurojë sa më shumë mbështetje për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, në veçanti në UNESCO.




Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se ka siguruar mbështetjen e Principatës së Monakos e cila tha se nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

«Po ecim përpara hap pas hapi. Sapo mora informacionin që edhe Principata e Monakos nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar përkrah neve në kërkesën që çështja e anëtarësisë sonë të shqyrtohet nga Bordi Ekzekutiv në tetor», ka kumtuar Thaçi.