Edhe një kosovar pendohet për pjesëmarrje në luftën e ISIS-it

Prishtinë, 14 tetor – Hafiz Ahmeti u është bashkuar katër të akuzuarve të tjerë, të cilët kanë pranuar se kishin qenë pjesë e ISIS-it dhe kishin marrë pjesë në luftën që po zhvillohet në Siri, shkruan sot Koha Ditore.




Ai gjatë shqyrtimit kryesor, që u mbajt të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka pranuar se kishte qenë pjesë e këtij grupi terrorist.

«E pranoj fajësinë, ashtu siç më ka ngarkuar prokurori, duke qenë i vetëdijshëm për pasojat», ka thënë Ahmeti.
Prokuroria e ka akuzuar Ahmetin me veprën penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Me të njëjtën vepër penale akuzohen edhe: Naser Avdyli, Ibrahim Reshiti, Albert Berisha, Enis Begolli, Skënder Syla, Hajdin Elezi, Hajrush Lajçi, Muxhahid Brava dhe Samedin Halimi. Ndërkaq Agron Lika akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Më 1 qershor të këtij viti i akuzuari Hajrush Lajçi kishte pranuar fajësinë për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, si dhe Samedin Halimi për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Ndërsa më 1 korrik të po këtij viti, edhe i akuzuari Skënder Syla e Muxhahid Brava e kishin pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohen