Edhe një hap para drejt regjistrimit të popullsisë në veri

Pas Kuvendit të Kosovës, i cili vendosi që brenda kësaj jave të shqyrtojë Projektligjin për regjistrimin e popullsisë në veri të vendit, edhe Komisioni Evropian ka theksuar nevojën që të nxirret një ligj i tillë.




«Në fushën e statistikës, Komisioni thekson nevojën që të miratohen amendamente në Ligjin për statistikat dhe të miratohet Ligji për regjistrimin e popullsisë në katër komuna në pjesën veriore të Kosovës. Po ashtu u bisedua rreth gjendjes së resurseve për zbatimin e statistikës zyrtare në Kosovë në dritën e kërkesave që të forcohen llogaritë shtetërore», thuhet në komunikatën e përbashkët të Ministrisë së Integrimeve dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë.