Edhe Nisma i bashkohet protestës së sotshme për Xhemshit Kransiqin

Nisma për Kosovën,dega Prizren, përmes një komunikate për medie deklaron mbështetjen ndaj Xhemshit Krasniqit, i cili u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, nën dyshimet për krime lufte.




«E mbështesim dhe i bashkëngjitemi karvanit të protestës së sotme, e cila është organizuar nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, të cilat veprojnë në Prizren», thuhet në njoftim, përmes të cilit Nisma u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, qytetarëve të Prizrenit dhe më gjerë, që masoivikisht ta mbështesin protestën e sotme kundër arrestimit të Xhemshit Krasniqit, transmeton Koha.net.

Sot nga ora 12:00, në sheshin «UÇK» (tek rrethi para Spitalit Regjional të Prizrenit)“ do të protestohet në mbrojte të ish-luftëtarëve dhe të vlerave më sublime të vendit.