Edhe Holanda ua shuan shpresat e azilit kosovarëve

Kosova, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë futur në listën e vendeve të sigurta në shtetin e Holandës, që do të thotë se shtetasit e tyre nuk kanë të drejtë azili në Holandë.




Ministri i ri i Drejtësisë në Holandë, Klaas Dijkhoff, i ka shtuar këto vende në regjistrin zyrtar holandez para përpilimit të listës së vendeve të sigurta nga shtetet e BE-së.

Dijkhoff shpreson se ky vendim do të ndalojë shtetasit e Ballkanit Perëndimor që të shkojnë në Holandë.

«Ata që vijnë, shumë lehtë mund të kthehen prapa për shkak se shumica e këtyre vendeve janë nënshkruese të traktatit të refugjatëve të BE-së për vendet e treta të sigurta», ka thënë ai gjatë një debati në parlament, transmeton Koha.net.

Javën e kaluar, rreth 1,700 azilkërkues kanë shkuar në Holandë, shumica nga të cilët kanë qenë sirianë.