«E vërteta është pjellë e kohës dhe jo e autoritetit»

Për ditëlindjen e Bertolt Brechtit: citate nga drama «Jeta e Galileut».

Portret i Bertolt Brechtit.



«…dhe pikërisht atje ku mijëra e mijëra vjet qe ngulur e kishte zënë vend besimi, tani rritet dyshimi…».

«E vërteta është pjellë e kohës dhe jo e autoritetit. Padituria jonë është e pafund, le ta bëjmë të paktën një milimetër kub më të vogël! Përse të mundoheni të dukeni që tani kaq të mençur kur mund të bëheni më në fund ca më pak budallenj! Kam patur fatin e jashtëzakonshëm që të më bjerë në dorë një instrument i ri që na lejon ta shikojmë një grimcë të gjithësisë një grimcë fare të vogël, të gjithësisë, ca më nga afër. Përfitoni prej tij».

«Mjerë ai vend, që ka nevojë për heronj».

«Ai që s’njeh të vërtetën s’është veçse një injorant. Por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër, ai është kriminel i shporrur nga shtëpia e ime».

«Sepse koha e vjetër vajti e shkoi dhe çatisi një kohë e re. Ka një shekull që njerëzimi sikur diç po pret».

«Ah, por zotërinj, njeriu mund të gabohet jo vetëm në gjykimet e tij mbi lëvizjen e yjeve por edhe gjithashtu në interpretimin e biblës…»

«Unë mendoj se qëllimi i vetëm i shkencës është lehtësimi i jetës së vështirë të njeriut. Dhe në qoftë se shkencëtarët, të frikësuar nga sundimtarët e tyre egoistë, do të kënaqen vetëm duke grumbulluar dituri për hir të diturisë, atëherë shkenca mund të mbetet uloke dhe makinat e tuaja të reja do të sjellin vetëm vojtje të reja».

«Ju jeni dijetar, apo jo? atëherë pa na thoni, a fluturon dot njeriu në ajër?»

«Unë kam besim te njeriu; dhe kam besim rrjedhimisht edhe në arsyen e tij. Pa këtë besim unë nuk do të kisha fuqi as të çohesha në mëngjes nga shtrati».

«Po unë besoj në pushtetin e ëmbël të arsyes mbi njeriun».

«Të menduarit është një nga kënaqësitë më të mëdha të njeriut».

«Të them unë, astronomia, që ka mbetur njëmijë vjet mbrapa, ka mbetur se s’ka patur dylbi».

«Më lejoni t’u flas pak për veten time. Rrjedh nga një familje fshatare. Kam lindur dhe jam rritur në Kampanjë. Prindërit e mi janë njerëz të thjeshtë. Ata dinë të gjitha ato sa duhet ditur për ullirin, dhe s’dinë pas asaj asgjë tjetër».