E pashë babanë tim

Foto: Shutterstock



Eca me babanë tim nëpër zabelin me hurma
Ndjeva si më çonte lart babai im
me duart e tij
Isha i lehtë
Pupël
Edhe babai im ishte i lehtë
Ai ishte një re
Midis pambukut, i cili
renë mbulonte
Mbylla sytë (si në ëndërr)…
Baba im!

Londër, 2.7.2002

Përktheu:
E.R.