E njoh ecjen tënde

Foto: Shutterstock



E njoh ecjen tënde që godet tek unë
si e rrahura e zemrës.
Jam burri që mati kohën e vet,
jo me tiktakun e kësaj ore mesnate,
po me hapin e lehtë të këmbëve të tua.
Vetëm ato mund të gjejnë shtigjet
e parrahura
të mendimeve të mia prej vjeshte
tani.

Balta, era, ngrica ku ti shkel
bëhen prej qielli.
është e habitshme
si çelen narcizat e gjurmëve të tua
në ëndrrën e mbrëmshme
për ty.