E morra shoqezën përkrah




E mora shoqezën përkrah,
e matmë rrugën ca nga ca,
sikur na ndillte larg diçka.

Pa zuri dita perëndoi,
pa zuri nata na mbuloi,
pa zura shoqen ta pushtoj.

Përse buçet liqen i qet!
Liqen, ti ç’thua ndaj buçet!
Ç’far’ pe, liqen mi zall të shkretë?

E çastin kur e sjell ndërmend,
kur sjell ndërmend, ah, atë vend,
as rroj, as vdes, po jam pa mënd.