E mitura nga Gjilani braktis familjen për të dashurin

Policia e Kosovës, dje në Gjilan ka arrestuar një mashkull, i cili ka bashkëjetuar me një femër të mitur.

Sipas raportit policor, e mitura ka shkuar në shtëpinë e të arrestuarit pa pëlqimin e prindërve të saj, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.