E mbyt mizorisht ish të dashurën – shqiptari dënohet me 14 vite burg

Aargauer Zeitung kohëve të fundit ka raportuar për suksese të shqiptarëve në Zvicër, sot detyrohet të flasë për një rast të keq. Një shqiptar në pikë të ditës e godet 50 herë me thikë ish të dashurën sepse e ka braktisur. Të martën mbrëma 37-vjeçari shqiptar në Gjyqin e Qarkut të Badenit dënohet me 14 vite burg.

Foto: Africa Studio / Shutterstock

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2014 në Fislisbach të kantonit Aargau. Sot në Gjykatën e Qarkut të Badenit kanë prezantuar pikëpamjet e tyre pala e akuzës dhe ajo e mbrojtjes. Akuza veprën e cilësoi si vrasje, kurse mbrojtja si goditje për vdekje. Vendi u shpall në mbrëmje: Gjyqi është shprehur për një vrasje të paskrupullt dhe ka vendosur për dënim për vrasje.

Gjithçka ka ndodhur më 25 shtator 2014 në një takim në qendër të Fislisbachut midis sot 37-vjeçarit dhe 26-vjeçares, bashkëatdhetare e tij, me të cilën ai për disa vite kishte pasur një lidhje. Pas një grindjeje në një kafe dhe jashta saj, i akuzuari e godet atë me grusht në fytyrë, pastaj nxjerr thikën dhe e godet me të 50 herë. Gruaja vdes në vend. Burri një ditë më parë kishte ardhur nga Shqipëria, ishte vendosur në një hotel, kishte blerë disa thika dhe shkruan një letër ku i shpalos ndjenjat dhe mendimet e tij. Të nesërmen niset për te vedi i punës së gruas dhe e pret deri ajo sa del jashtë.

Faktet e tjera, thotë gazeta, paraqiten në mënyra të ndryshme nga palët, duke iu referuar pjesëve të caktuara të dosjes. Për akuzën është e qartë se i pandehuri qëkur ishte kthyer në Shqipëri e dinte që gruaja ishte ndarë nga ai. Së këndejmi ai e ka planifikuar veprën e tij dhe e ka zbatuar atë «gjakftohtësisht, brutalisht dhe me të gjitha pasojat e saj». Ai e ka paralajmëruar veprën në shkresën e tij dhe e ka lënë atë në vendngjarje. Prokurori është shprehur për vrasje, eventualisht vrasje me paramendim dhe propozon një dënim me 14 vite burg. Këtij propozimi i është bashkangjitur edhe akuzuesi privat. Për vëllain më të dashur të vogël të viktimës akuza kërkon 20’000 franga kompensim.

Mbrojtaja nga ana e saj ka theksuar se familja e gruas e kishte refuzuar lidhjen dhe e ka penguar atë. Sipas saj, akti nuk kishte qenë i planifikuar dhe nuk ishte fjala për një vepër të paskrupullt. Klienti i saj paskësh ardhur në Zvicër, për «ta parë dashurinë e tij të madhe», pa të cilën ai nuk mund të jetonte. Ai qenkësh çartur pas një bisede emocionale, kur ajo ka «qeshur provokueshëm» ndaj shprehejes së dyshimeve nga ana e autorit se ajo ka një aferë. Mbrojtja veprën e ka cilësuar si goditje për vdekje dhe ka pleduar për një dënim me e shumta 5 vite burg.

I akuzuari në fjalën e fundit është shprehur i keqardhur për të gjitha. Sikur të mund ta kthente kohën mbrapsht… Ai është shprehur dakord me një terapi prikiatrike që ka propozuar një specialiste. Mirëpo gjykata nuk është impresionuar nga fjala e tij dhe e shpalli atë fajtor për vrasje. Kurse mbrojtja pret njëherë arsyetimin e vendimit dhe pastaj do të vendosë nëse do ta ankimojë atë, apo jo. ks