E humbëm edhe këtë mbrëmje

E humbëm edhe këtë mbrëmje.
Askush nuk na pa të zënë dorë për dorë,
kur muzgu i kaltër binte mbi botë.

Nga dritarja unë pash’
lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largëta.

E pastaj, si një monedhë,
Një copëz dielli u përndez në duart e mia.

Të kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me atë trishtim që ti ke njohur tek unë.

Ku ishe ti në atë kohë?
Me ç’njerëz?
Çfarë fjalësh u thoshje?
Oh, pse më ndodh kështu: dashuria shpërthen
përnjëherësh,
kur jam i trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri që marr të lexoj mbrëmjeve, më ra nga duart,
dhe te këmbët e mia, si një qen i plagosur
u rrotullua pelerina.

Gjithnjë, gjithnjë sapo vjen mbrëmja ti ikën,
deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU