«E dua vendin tim, por Zvicra është jeta ime»

INTERVISTË ME PËRCJELLËSEN E DYTË TË «MISS ZVICRA 2014», SARANDA MALIQI

«Isha e lumtur që isha në Top 3. Të zgjidhesha unë si shqiptare ishte gati e pamundur, edhe pse mbështetja nga pala zvicerane nuk ka munguar. Më kanë motivuar të marr pjesë, më kanë votuar dhe më kanë uruar», na tha ndër të tjera Saranda.

Intervistoi Dashnim HEBIBI

Si iu erdhi ideja që të konkurroni për «Miss Zvicra 2014»?

Ishte ky një vendim spontan, një dëshirë për të provuar diçka të re dhe për ta sfiduar veten. Gjithashtu isha e nxitur nga të afërmit, shoqëria si dhe bashkëpunëtorët e mi që vazhdimisht mundoheshin të më motivonin që të merrja pjesë.

E ke menduar se do të jesh në finale, apo e treta e Zvicrës?

Ishte një konkurrencë shumë e fortë. Këtë vit nuk shikohej vetëm bukuria, por edhe karakteri e mençuria. Duke u nisur nga këto tipare, edhe kam menduar se do të jem në finale. Me pak modesti them se gjithmonë kam marrë lëvdata për karakterin tim, për sjelljen time në shoqëri dhe për virtytet e mia.

Si e përballove rrugën e suksesit për të qenë përcjellësja e dytë në këtë garë të bukurisë?

Kjo rrugë ishte mjaft e gjatë, dhjetë muaj të tërë me sfida të ndryshme, testime, intervista dhe sfilata mode. Në anën tjetër – puna, shkolla, provimet, të gjitha këto së bashku të koordinohen dhe të përballohen, nuk ishte e lehtë.

Ke marrë edhe më herët pjesë në ndonjë spektakël bukurie, që është organizuar në Diasporë?

Jo, jua them sinqerisht, kjo është hera e parë.

Sikur të kishe konkurruar në «Miss Shqipëria», mendon se do të ishe zgjedhur më e mira?

Nuk e di, nuk mund ta them këtë.

Si shqiptare megjithatë u përcaktove për Zvicrën

E zgjodha Zvicrën, sepse unë jetoj këtu, perspektivën time e shoh këtu. I dua shumë Kosovën dhe Shqipërinë, mirëpo më mirë e gjej veten në Zvicër. Gjithashtu mendoj se ne të rinjtë duhet ta përmirësojmë imazhin e shqiptarëve në Zvicër.

Si të kanë pritur vajzat e tjera që morën pjesë në «Miss Zvicra 2014»?

Shumë mirë, gjatë gjithë kohës jemi shoqëruar bashkë, duke i ndarë momentet e lumtura dhe ato të vështira.

Kush kush të ka mbështetur për të arritur deri te ky sukses?

Në këtë drejtim më kanë ndihmuar të afërmit e mi, familja, i dashuri im, si edhe mediet.

Sikur të ishe zgjedhur Miss Zvicra 2014, cila do të ishte fjala e parë e jote para publikut?

Ju falënderoj shumë për besimin e dhënë! Jam shumë e lumtur, prandaj nuk do të ju zhgënjej.

Të ka shkuar mendja në momentet, kur tiktaku i orës ecte dhe tashmë dihej se kush është më e bukura e Zvicrës, se do të zgjidheshe edhe ti?

Kam shpresuar… Mirëpo, si shqiptare edhe nuk ka qenë e lehtë.

Ku të shkonte mendja më shumë në ato momente?

Isha e lumtur që isha në Top 3. Të zgjidhesha unë si shqiptare ishte gati e pamundur, edhe pse mbështetja nga pala zvicerane nuk ka munguar. Më kanë motivuar të marr pjesë, më kanë votuar dhe më kanë uruar.

Cila do të ishte përshëndetja për bashkatdhetarët tanë, ata që kanë votuar për Ty?

Të dashur bashkatdhetarë, Ju falënderoj shumë që votuat për mua. Unë do të përpiqem që në mënyrën sa më të denjë ta prezantoj femrën shqiptare në Zvicër.

Mendon se tash, pasi je e zgjedhur e treta në Zvicër, do të kesh mundësi të merresh me botën e modës?

Bota e modës nuk është synimi im kryesor. Por, nëse është diçka atraktive për mua, pse jo, do të merrem edhe me modë. I kam disa oferta, mirëpo ende është herët për të vendosur diçka. Momentalisht jam shumë e preokupuar me punën dhe parapërgatitem për studime. Nuk dua të jem e famshme vetëm në modelim, dua të jem e suksesshme edhe në sferat tjera të jetës. Për mua, definicioni i suksesit dhe i atraktivitetit është mençuria. Idole të mia nuk janë manekinet. Idol imi mund të jetë një moderatore e famshme. Në fakt, nëna ime është idoli im i vetëm dhe dëshira ime është të arrij të jem si nëna ime – një grua familjare dhe me karrierë të suksesshme. Si ajo, edhe unë dua të studioj në shkencat sociale këtu në Zvicër dhe ta kam një karakter shembullor. Dua të arrij edhe më tepër në jetë, edhe pse momentalisht jam e kënaqur me punën që e bëj si zyrtare e lartë në Komunë dhe me aktivitet e mia si moderatore në një televizion tonin regjional, si dhe në evenimente të ndryshme.

E viziton shpesh Gjilanin?

Jo, më shpesh e vizitoj Prishtinën, edhe pse prejardhjen e kam nga Gjilani, sepse ka kohë që jemi zhvendosur në Prishtinë.

Si është Saranda në mesin e familjes?

Jam një vajzë e qetë, e lumtur dhe shumë familjare. Jam koordinatorja e familjes. Kur kemi ndonjë manifestim familjar, unë jam ajo që kujdesem që çdo gjë të jetë në vendin e vet. Së paku, kështu më thonë.

Si e sheh rininë shqiptare këtu në Zvicër?

Imazhi i rinisë shqiptare në Zvicër fatkeqësisht nuk është i mirë. Mirëpo, unë mendoj se ky imazh është duke u përmirësuar. Jam e lumtur që tani rinia shqiptare në Zvicër i kushton kujdes shkollimit.

E keni ndjekur Shkollën Plotësuese Shqipe?

Po, pesë vjet e kam vijuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe në shkollën primare në Olten. E kam pasur fatin që mësuesja e gjuhës shqipe të jetë nëna ime, Fatime Maliqi. Prej saj edhe kam mësuar shumë mirë të flas dhe të shkruaj shqip, për çka edhe jam shumë e lumtur dhe krenare.

Sigurisht që në shtëpi të gjithë flitni në gjuhën shqipe?

Po, gjithmonë. Unë shkruaj edhe poezi në gjuhën shqipe.

Ku do ta shohim në të ardhmen Sarandën?

Shpresoj të më shihni si një moderatore të suksesshme.

Meqë e ke emrin Saranda, ke qenë ndonjëherë në Sarandë dhe kush të ka pagëzuar?

Emrin ma ka vënë nëna ime. Në Sarandë kam qenë kur isha e vogël, por gjithsesi do ta vizitoj Sarandën sërish në të ardhmen.INTERVISTË ME PËRCJELLËSEN E DYTË TË «MISS ZVICRA 2014», SARANDA MALIQI

Emrin ma ka vënë nëna ime. Në Sarandë kam qenë kur isha e vogël, por gjithsesi do ta vizitoj Sarandën sërish në të ardhmen.