E dashuruara

Foto: Shutterstock



Mbi qerpikë ajo më rri
Flokët e saj janë në të mitë
Ajo ka ngjyrën e syrit tim
Dhe ka trupin e dorës sime
Në hijen time ajo përpihet
Si një gur përballë qiellit.

Mbyllur kurrë sytë s’i mban
Dhe kurrë të fle s’më le
Në ditë të kthjellët ëndrrat e saj
Avullojnë diellin vetë
Dhe më bëjnë të qesheqaj
Dhe të flas kur ç’të them s’kam.