E dashura Terezë

Foto: Anibal Trejo/Shutterstock



E dashura Terezë
Ç’më therin si një presë
Dy sytë që ti ke!
Sylidhur, fare lehtë,
Më gjete me të shpejtë,
Po pse me kape, pse?!

Më kape, më shtrëngove,
Më mbajte, ç’më trazove,
Të rashë përmbi gji!
Por kur t’i zgjidha sytë,
Pa gaz mbeta dhe tytë,
Më shtyve, akull ti!

Po ec si me të shtytur,
Si me gjymtyra ndrydhur,
Edhe kushdo më talli.
Në s’kam për t’u përfillur,
Do shkoj si me sylidhur
Se ç’jetë, pa pak mall!

E përktheu: P. Jorgoni