«E bukura Morenë» hap kaptinën e bashkëpunimit Lozanë-Ferizaj




[Best_Wordpress_Gallery id=“111″ gal_title=“Ferizaj“]

Një delegacion i Ferizajt i udhëhequr nga kryetari Muherrem Sfarqa, gjatë një vizite pune në Zvicër u prit nga kryetari i qytetit të Lozanës, Daniel Brélaz dhe përfaqësues institucionesh e biznesesh. Ai pati edhe një takim të haptë me bashkatdhetarë.

Foto e teksti Rexhep RIFATI

Për një vizitë treditore pune, nüe Zvicër qëndroi një delegacion i Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Ai përbëhej nga Muherrem Sfarqa – kryetar, Enver Haliti – drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Qibrije Demiri – profesorëshë universitare dhe kryetare e klubit letrar «Jeronim De Rada» dhe Teuta Demiri – drejtoreshë e Bibliotekës së Ferizajt «Sadik Tafarshiku».

Kjo ishte edhe një vizitë kthimi për Komunën e Lozanës, me të cilën tashmë Komuna e Ferizajt ka një partneritet të frytshëm. Kryetari i qytetit, Daniel Brèlaz, shtroi një darkë zyrtare për këtë delegacion në Vilen Mon-Repros, pronë e qytetit që daton nga shekulli i 18-të. Me këtë rast u këmbyen biseda për thellimin e bashkëpunimit midis dy komunave në lëmitë e mundshme, duke filluar nga kultura.

Fillimi me libra shqip

Hap i parë dhe tejet i rëndësishëm ishte këmbimi ndërkulturor, i cili filloi me një manifestim në bibliotekën e qytetit të Lozanës, e cila ka një fond prej disa dhjetëra mijëra librave, të vjetra deri nga shekulli i 12-të. Kjo bibliotekë u pasurua edhe me 250 tituj në gjuhën shqipe që u sollën nga delegacioni i Ferizajt. Po kaq libra në gjuhen frënge do t’i dërgohen bibliotekës së Ferizajt.

Manifestimi në bibliotekën e qytetit u hap me këngën arbëreshe «Moj e bukura Morenë», në ekzekutim të korit të shkollës së mësimit plotësues në Lozanë, e përgatitur nga mësuesja Shpresa Idrizi. Program i mrekulloi të pranishmit e shumtë –zviceranë, shqiptarë e të tjerë.

Në këtë eveniment, pos delegacionit nga Ferizaj e autoriteteve të komunës e kulturës së Lozanës, merrnin pjesë edhe anëtarët e trupit diplomatik e konsullor të Republikës së Kosovës, bashkë me ambasadorin Naim Malaj.

Autoritetet vendore urojnë bashkëpunimin

Me nga një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan drejtori për Çështje të Sigurisë Publike dhe të bibliotekave të Qytetit të Lozanës – Gregoire Juniod, drejtori i Drejtorisë të Arsimit, Rinisë dhe asaj Sociale – Oskar Tosato, drejtori i bibliotekave të qytetit të Lozanës – Fredèric Tosato, koordinatori shkollës shqipe – Isni Idrizi dhe Musa Kamenica, i mandatuar si shef i këtij projekti nga qyteti i Lozanës. Në mesin e mysafirëve, ishte edhe ish-kryetari i parlamentit zviceran e mik i madh i shqiptarëve z. Victor Ruffy dhe përfaqësues shoqatash, krijues shqiptar dhe figura tjera të artit dhe kulturës, nga dyja palët.

Me një fjalë falënderimi të pranishmëve për fillimin e këtij bashkëpunimi iu drejtuan kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe ambasadori Naim Malaj, të cilët shprehen dëshirën që ky bashkëpunim në sferën e kulturës të shënojë hapjen e mundësive për bashkëpunim në sferat tjera shoqërore me interes të dy anshëm. Si urë ndërlidhëse u përmend fakti se këtu jeton një komunitet tejet dinamik e aktiv nga radhët e shqiptarëve, në mesin e tyre edhe mjaft prej tyre me prejardhje nga Ferizaj, që tashmë kanë treguar afinitet për biznes dhe fusha tjera. Dorëzimi i kontingjentit të parë të librave në gjuhën shqipe u prit me duartrokitje nga të pranishmit si dhe u shënua me promovime librash.

Zvicrës – zonë industriale në Ferizaj

Vizita e delegacionit nga Ferizaj, filloi me 5 mars në një takim të hapët me bashkëqytetarët nga Komuna e Ferizajt. Të pranishëm ishin edhe konsulli i Kosovës në Gjenevë, Arjan Kashtanjeva dhe sekretari i ambasadës, Rexhep Bajraktari – që të dy me prejardhje nga komuna e Ferizajt.

Para njëqind e sa të pranishmëve, kryetari Muharrem Sfarqa foli për disa aspekte aktuale të zhvillimit të komunës që drejton. Gjatë këtij bashkëbisedimit tejet të afërt me mërgimtarë, ai u foli atyre edhe për kushtet që ofron komuna për të gjithë ata që duan të investojnë në vendlindje. Madje jo vetëm me para, siç nënvizoi ai, por edhe me ide, përvoja e projekte. Njëherësh falënderoi mërgimtarët, si dhe vet shtetin zviceran, për mbështetjen e infrastrukturës në Komunën e Ferizajt. Sidomos për donacionet e shumta për ujësjellësin qendror nga rezervuari i fshatit Pleshinë. Duke parë interesin e këtij bashkëpunimi, Komuna e Ferizajt i ka ofruar Zvicrës edhe 13 hektar sipërfaqe falas për ngritjen e një zone industriale, ku sigurisht do të ketë hapësirë edhe për biznese nga radhët e afaristeve shqiptarë në Zvicër.

Pse anashkalohet komuna e Ferizajt!?

Mërgimtarëve iu drejtuan edhe anëtarët tjerë të delegacionit, duke u përqendruar në fillim në sferën e bashkëpunimit ndërkulturor, për çka edhe kishin ardhur. Pjesëmarrësit në këtë tubim u deklaruan se mirëpresin ardhjen e kryetarit të tyre në mjedisin ku jetojnë dhe se janë të interesuar për çdo ecuri dhe hap pozitiv në Vendlindje, por edhe të shqetësuar me migrimet e shumta për shkak të ngecjeve në zhvillimin ekonomik. Pos pyetjeve rreth kushteve për investime, ata bënë vërejtje pse komuna e tyre anashkalohet vazhdimisht në përfaqësim në institucionet dhe organet qendrore të Kosovës, në raport me madhësinë e saj.

Delegacioni pati takime edhe me përfaqësues institucionesh e asociacionesh, ndër të cilët edhe të Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, por edhe me afaristë zviceranë e shqiptarë, që janë të interesuar për të investuar në komunën e Ferizajt. Për tërë këtë organizim si dhe për partneritetin ndërmjet dy komunave, që ka zënë fill dy-tre vite më parë, merita i përket magjistrit të shkencave politike, Musa Kamenica i cili edhe vet është me prejardhje nga qyteti i Ferizajt.[Best_Wordpress_Gallery id=“111″ gal_title=“Ferizaj“]

Një delegacion i Ferizajt i udhëhequr nga kryetari Muherrem Sfarqa, gjatë një vizite pune në Zvicër u prit nga kryetari i qytetit të Lozanës, Daniel Brélaz dhe përfaqësues institucionesh e biznesesh. Ai pati edhe një takim të haptë me bashkatdhetarë.

Foto e teksti Rexhep RIFATI

Për një vizitë treditore pune, nüe Zvicër qëndroi një delegacion i Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Ai përbëhej nga Muherrem Sfarqa – kryetar, Enver Haliti – drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Qibrije Demiri – profesorëshë universitare dhe kryetare e klubit letrar «Jeronim De Rada» dhe Teuta Demiri – drejtoreshë e Bibliotekës së Ferizajt «Sadik Tafarshiku».

Kjo ishte edhe një vizitë kthimi për Komunën e Lozanës, me të cilën tashmë Komuna e Ferizajt ka një partneritet të frytshëm. Kryetari i qytetit, Daniel Brèlaz, shtroi një darkë zyrtare për këtë delegacion në Vilen Mon-Repros, pronë e qytetit që daton nga shekulli i 18-të. Me këtë rast u këmbyen biseda për thellimin e bashkëpunimit midis dy komunave në lëmitë e mundshme, duke filluar nga kultura.

Fillimi me libra shqip

Hap i parë dhe tejet i rëndësishëm ishte këmbimi ndërkulturor, i cili filloi me një manifestim në bibliotekën e qytetit të Lozanës, e cila ka një fond prej disa dhjetëra mijëra librave, të vjetra deri nga shekulli i 12-të. Kjo bibliotekë u pasurua edhe me 250 tituj në gjuhën shqipe që u sollën nga delegacioni i Ferizajt. Po kaq libra në gjuhen frënge do t’i dërgohen bibliotekës së Ferizajt.

Manifestimi në bibliotekën e qytetit u hap me këngën arbëreshe «Moj e bukura Morenë», në ekzekutim të korit të shkollës së mësimit plotësues në Lozanë, e përgatitur nga mësuesja Shpresa Idrizi. Program i mrekulloi të pranishmit e shumtë –zviceranë, shqiptarë e të tjerë.

Në këtë eveniment, pos delegacionit nga Ferizaj e autoriteteve të komunës e kulturës së Lozanës, merrnin pjesë edhe anëtarët e trupit diplomatik e konsullor të Republikës së Kosovës, bashkë me ambasadorin Naim Malaj.

Autoritetet vendore urojnë bashkëpunimin

Me nga një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan drejtori për Çështje të Sigurisë Publike dhe të bibliotekave të Qytetit të Lozanës – Gregoire Juniod, drejtori i Drejtorisë të Arsimit, Rinisë dhe asaj Sociale – Oskar Tosato, drejtori i bibliotekave të qytetit të Lozanës – Fredèric Tosato, koordinatori shkollës shqipe – Isni Idrizi dhe Musa Kamenica, i mandatuar si shef i këtij projekti nga qyteti i Lozanës. Në mesin e mysafirëve, ishte edhe ish-kryetari i parlamentit zviceran e mik i madh i shqiptarëve z. Victor Ruffy dhe përfaqësues shoqatash, krijues shqiptar dhe figura tjera të artit dhe kulturës, nga dyja palët.

Me një fjalë falënderimi të pranishmëve për fillimin e këtij bashkëpunimi iu drejtuan kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe ambasadori Naim Malaj, të cilët shprehen dëshirën që ky bashkëpunim në sferën e kulturës të shënojë hapjen e mundësive për bashkëpunim në sferat tjera shoqërore me interes të dy anshëm. Si urë ndërlidhëse u përmend fakti se këtu jeton një komunitet tejet dinamik e aktiv nga radhët e shqiptarëve, në mesin e tyre edhe mjaft prej tyre me prejardhje nga Ferizaj, që tashmë kanë treguar afinitet për biznes dhe fusha tjera. Dorëzimi i kontingjentit të parë të librave në gjuhën shqipe u prit me duartrokitje nga të pranishmit si dhe u shënua me promovime librash.

Zvicrës – zonë industriale në Ferizaj

Vizita e delegacionit nga Ferizaj, filloi me 5 mars në një takim të hapët me bashkëqytetarët nga Komuna e Ferizajt. Të pranishëm ishin edhe konsulli i Kosovës në Gjenevë, Arjan Kashtanjeva dhe sekretari i ambasadës, Rexhep Bajraktari – që të dy me prejardhje nga komuna e Ferizajt.

Para njëqind e sa të pranishmëve, kryetari Muharrem Sfarqa foli për disa aspekte aktuale të zhvillimit të komunës që drejton. Gjatë këtij bashkëbisedimit tejet të afërt me mërgimtarë, ai u foli atyre edhe për kushtet që ofron komuna për të gjithë ata që duan të investojnë në vendlindje. Madje jo vetëm me para, siç nënvizoi ai, por edhe me ide, përvoja e projekte. Njëherësh falënderoi mërgimtarët, si dhe vet shtetin zviceran, për mbështetjen e infrastrukturës në Komunën e Ferizajt. Sidomos për donacionet e shumta për ujësjellësin qendror nga rezervuari i fshatit Pleshinë. Duke parë interesin e këtij bashkëpunimi, Komuna e Ferizajt i ka ofruar Zvicrës edhe 13 hektar sipërfaqe falas për ngritjen e një zone industriale, ku sigurisht do të ketë hapësirë edhe për biznese nga radhët e afaristeve shqiptarë në Zvicër.

Pse anashkalohet komuna e Ferizajt!?

Mërgimtarëve iu drejtuan edhe anëtarët tjerë të delegacionit, duke u përqendruar në fillim në sferën e bashkëpunimit ndërkulturor, për çka edhe kishin ardhur. Pjesëmarrësit në këtë tubim u deklaruan se mirëpresin ardhjen e kryetarit të tyre në mjedisin ku jetojnë dhe se janë të interesuar për çdo ecuri dhe hap pozitiv në Vendlindje, por edhe të shqetësuar me migrimet e shumta për shkak të ngecjeve në zhvillimin ekonomik. Pos pyetjeve rreth kushteve për investime, ata bënë vërejtje pse komuna e tyre anashkalohet vazhdimisht në përfaqësim në institucionet dhe organet qendrore të Kosovës, në raport me madhësinë e saj.

Delegacioni pati takime edhe me përfaqësues institucionesh e asociacionesh, ndër të cilët edhe të Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, por edhe me afaristë zviceranë e shqiptarë, që janë të interesuar për të investuar në komunën e Ferizajt. Për tërë këtë organizim si dhe për partneritetin ndërmjet dy komunave, që ka zënë fill dy-tre vite më parë, merita i përket magjistrit të shkencave politike, Musa Kamenica i cili edhe vet është me prejardhje nga qyteti i Ferizajt.