«E ardhmja ndërtohet duke e kujtuar të kaluarën»

INTERVISTË ME SEKRETARIN E FC KOSOVA NË CYRIH, BESIM REXHIQI

Sekretari FC Kosova në Cyrih të Zvicrës, Besim Rexhiqi, flet për sukseset dhe dështimet, për angazhimet dhe sakrificat e tij, për bashkëpunimin në relacionin me përfaqësueset e Kosovës e të Shqipërisë, për planet dhe çështje që lidhen me zhvillimin e sportit në Diasporë. 

Intervistoi Dashnim HEBIBI

Zoti Rexhiqi, u bënë 20 vjet prej kur u themelua FC Kosova. A jeni lodhur?

Nëse flasim në aspektin fizik, nuk ka veprim pa lodhje, mirëpo edhe ato e kanë një element pozitiv, sa lodhja zbërthehet në energji pozitive, sidomos për t’u sfiduar me përgjegjësitë e radhës.

Për disa vjet me radhë jeni futbollist, trajner, refer, kryetar, arkëtar, e së fundi sekretar i FC Kosova. Si ishte FC Kosova para disa viteve dhe si është sot?

E ardhmja ndërtohet duke e kujtuar të kaluarën. Me plot përgjegjësi mund të konstatoj se fillimi i FC Kosova ishte i vështirë. Në aspektin organizativ mungonte përvoja dhe mbështetja financiare. Tani këto pengesa fatmirësisht, me inkuadrimin e personave, me përkushtimin, me vullnetin dhe me aftësisë profesionale po ecin në rrugë të mbarë drejt bërjes së FC Kosova një shkollë e vërtetë e futbollistëve shqiptarë në Zvicër.

Cila ishte vështirësia më e madhe e FC Kosova?

Në jetë kam kuptuar se për çdo gjë e ka një zgjidhje, pos vdekjes. E tillë ishte ndarja prej mikut e shokut tim Çaush Avdiu, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Ai, pa e kursyer asnjëherë veten dhe familjen, sakrifikoi shumë për klubin FC Kosova. Ky është momenti më i vështirë, edhe sot me shokë nuk mund ta besojmë që ai nuk është në mesin tonë.

Keni pasur miqësi të mirë me të ndjerin, veprimtarin e madh, Çaush Avdiu?

Është e vërtetë. Çaushi e ka dashur futbollin dhe FC Kosova së tepërmi. Përderisa isha unë në një kohë kryetar, Çaushi ishte përgjegjës për sport, krahu im i djathtë. Kishim kontakte të përditshme, qoftë direkt, ose edhe me orë të tëra në telefon. Ishte një bashkëpunëtor, sportist i madh e i respektuar në çdo cep të fushës, por edhe nga rrethi i gjerë. Ishte shumë familjar edhe në momentet kur nuk ishte pranë bashkëshortes Nakijes dhe djemve Asdrenit dhe Alionit. Unë dhe FC Kosova mburremi me Çaushin dhe e kujtojmë përjetësisht me krenari veprën e tij.

Sa lojtarë i ka në tërësi FC Kosova?

FC Kosova e ka një fond të konsiderueshëm futbollistësh, duke filluar nga mosha 7 vjeçe, e deri te seniorët, ku unë bëjë pjesë, me gjithsej 181 futbollistë. Këta ndahen në 8 skuadra. Skuadra e parë në Ligën e Dytë inter-regjionale, skuadra e dytë që garon në Ligën e tretë të Kantonit të Zürich-ut, seniorët, ndërsa reparti i juniorëve përbëhet nga juniorë A, B, C, D dhe E.

Në këto tetë ekipe që i ka FC Kosova, cila është mosha më e re dhe më e vjetër e futbollistëve?

Mosha më e re e futbollistit në FC Kosova është 6 vjeç, ndërsa futbollisti më i moshuar është me moshë 50 vjeç.

Në cilën ligë gjendet FC Kosova?

FC Kosova nuk e meriton pozitën ku gjendet, Liga e dytë inter-regjionale. Realisht, duhet të jetë minimum dhe një ligë më lart, sepse i posedon të gjitha elementet e një klubi me kushtet që duhet t’i ketë. Synimi është që gjatë këtyre dy vjetëve të ngjitemi më lart. E presim kampionatin që e kemi pas se si do të ecin punët.

Kemi bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare në skuadrën FC Kosova?

FC Kosova në fakt është një emër në vete, por në aspektin e ndarjeve të futbollistëve në krahina nuk e ka bërë më parë, e nuk do ta bëjë as në të ardhmen. Ne e ndiejmë veten shqiptarë, prandaj në mërgim asnjëherë nuk guxojmë ta bëjmë këtë gabim. Si klub i shqiptarëve, FC Kosova e dëshmon këtë më së miri në paraqitjet e veta, me ngjyrat e njohura kuqezi.

Edhe ju keni luajtur dhe luani ende. I ke thënë vetes ndonjëherë të ndalesh, se nuk po shkon më?

Po si?! Edhe në moshën 43 vjeçe mund të them se jam pjesë e ndeshjes, ndërsa për lëvizjet sigurisht se ato janë të kufizuara me kalimin e viteve, por këtë gjë tani e shoh më tepër si takim me shokët dhe argëtim, sesa si ndeshje sportive.

Si u bë që të hyni edhe ju në FC Kosova?

Në fakt, unë me disa shokë, gjatë fillimit të viteve të ‘90-ta merrnim pjesë në turne të vogla në emër të ‹Rilindjes›. Qysh atëherë kishim ambicie për ta formuar një klub si FC Kosova. Por, gjatë themelimit, për shkaqe personale, unë isha distancuar dhe pas pranimit të FC Kosova në Lidhjen Futbollistike të Cyrihut (FVRZ), nëpërmjet sekretarit Shemsedin Ismajli isha propozuar si pjesë e Kryesisë. Kështu që nevojat dhe atmosfera e krijuar në fillim ma mbushën mendjen dhe nga atëherë pareshtur isha në funksione të ndryshme.

Zoti Rexhiqi, meqë gjatë kësaj kohe keni qenë i angazhuar në shumë detyra, do të mungoj FC Kosova kur ta shohësh se je lodhur?

Ka një javë që nuk jam më pjesë e Kryesisë së FC Kosova, por sigurisht ende pjesë e klubit. Ky hap nuk do të thotë lodhje, por mundësi e ristrukturimit të FC Kosova. Me largimin nga detyra do të thotë përkushtim më tepër ndaj familjes, sepse më kanë ikur gati 20 vjet përkushtim për FC Kosova.

Në FC Kosova, angazhimi juaj nuk është paguar me të holla?

Po të ishte ashtu, unë do të isha personi i fundit që do të isha në FC Kosova. Vetë statuti i FC Kosova, por edhe ekzistimi i klubit në Zvicër kërkon angazhim të stafit drejtues pa profit. Secili prej miqve tanë që kanë kontribuar në klub ka qenë vullneti i pastër 100 për qind, pa asnjë pagesë.

Sigurisht se e falënderoni edhe Zvicrën, e konkretisht Kantonin e Cyrihut, që ua ka mundësuar këtë veprimtari të bujshme?

Natyrisht se shteti zviceran e ka një rol me rëndësi në zhvillimin e aktiviteteve për të huajt. Ne si FC Kosova, me themelimin dhe regjistrimin në Lidhjen Futbollistike të Zvicrës kemi treguar se jemi pjesë e shoqërisë së civilizuar këtu dhe dëshirojmë të integrohemi në zinxhirin e përditshmërisë. Nga shteti zviceran nuk kemi pasur ndonjë ndihmë, të cilën do të ishte e nevojshme për ta cekur. Atë që do ta kisha veçuar janë ndihmat individuale të komunitetit zviceran, për ç’gjë i falënderoj nga zemra.

Brenda këtyre 20 vjetëve, cili është viti më i suksesshëm i FC Kosova?

Si mund të matet suksesi? Çdo vit për mua ka qenë i suksesshëm, por këto vite klubi është zgjeruar aq shumë, sa unë jam i kënaqur me këtë të arritur. Në aspektin sportiv kemi arritur mjaft, por kemi potencial edhe më tepër.INTERVISTË ME SEKRETARIN E FC KOSOVA NË CYRIH, BESIM REXHIQI

Si mund të matet suksesi? Çdo vit për mua ka qenë i suksesshëm, por këto vite klubi është zgjeruar aq shumë, sa unë jam i kënaqur me këtë të arritur. Në aspektin sportiv kemi arritur mjaft, por kemi potencial edhe më tepër.