Dyzetvjeçari që e shkriu talentin në pëlhurë e valle




Arsim Berisha, me prejardhje nga Klina, me banim në Cyrih, shquhet si piktor, valltar, koreograf, skenograf, e çka jo tjetër. Ai arrin të jetë kudo dhe të ndihmojë çdokënd që bën hapat e parë në valle e pëlhurë.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Të portretizosh figurën e artistit Arsim Berisha nuk është punë aq e lehtë. Ai prej vitesh është njëri nga krijuesit më entuziastë e të frytshëm shqiptarë në Zvicër, edhe atë në disa fusha arti. Talentin e tij ai e ka përqendruar sidomos në pikturë, në valle e koreografi. Prej dy dekadash, Berisha është njëri ndër valltarët dhe koreografët më të spikatur të ansamblit «Vatra» të Bylahut. Për më tepër, ai i ndihmon edhe ansamblet simotra, kryesisht në baza vullnetare.

Është vështirë të dallosh se në cilën veprimtari Arsim Berisha shquhet më shumë: si piktor, valltar, koreograf, skenograf… Ai arrin të jetë kudo dhe të ndihmojë shumëkënd që bën hapat e parë në valle, apo në pëlhurë.

Arsim Berisha jeton në periferi të Cyrihut, ndërsa vjen nga Dobërdoli i Klinës, ku lindi në vitin1974. Dashurinë e madhe për artin dhe bamirësinë e mikpritjen i ka veti të lindura. Babai i tij, Zeqiri, me shëndet të rrënuar, tërë atë që e kishe kursyer e investuar në vendlindje e kishte humbur brenda pak çastesh nga forcat policore-ushtarake, nga fillimi i luftës së fundit në Kosovë. Ata e kishin bërë shkrumb e hi tërë pasurinë e familjes Berisha. Nga tërë kjo mizori, Arsim Berishës më së shumti i dhimbsen pikturat e tij të para edhe ato të xhaxhait të tij, piktorit akademik Idriz Berisha, bashkë me qindra libra që ia gëlltiti flaka.

Humbjen dhe dhembjen Berisha u përpoq ta kompensojë kur migroi në Zvicër, në pamundësi për ta vazhduar jetën në vendlindjen e shkrumbuar. Babai Zeqiri, për shkak të hidhërimit të të birit, e shndërroi podrumin e banesës në atelie.

Studime pa shkëputje nga puna

Dashuri apo dhunti për pikturën, Arsimi e ka një shpjegim: «Me art merrem nga fëmijëria. Për këtë jam frymëzuar më së shumti nga xhaxhai im, Idrizi. Kjo dashuri më ka ndihmuar që në Zvicër ta mbaroj edhe shkollën e lartë të artit, pa shkëputje nga puna».

Hap pas hapi, pikturat e tij, në teknika të ndryshme dhe motive të shumta, gjetën vend në shumë ekspozita. Qoftë personale, apo kolektive. Lajtmotiv i veprës së tij janë motivet nga vendlindja, e ato e përcollën më shumë në dhe huaj.

Punën dhe personin e Arsim Berishës e kanë vlerësuar edhe personalitete zvicerane nga fusha e artit. Në një ekspozitë në ndërtesën e Komunës së Embrahut, udhëheqësi i Komisionit për Kulturë, Gerhard Bieri, u shpreh: «Ekspozita imponon me shumëllojshmërinë e teknikave të përdorura në punimet e Arsim Berishës. Ai punon vizatime me thëngjill, piktura në akril, në vaj etj. Ajo që të befason te Arsim Berisha është fakti se ai punon edhe afreska. Sot nuk mund të takosh shpesh piktorë si ai, që punojnë me këtë teknikë të rrallë. Krijimet e tij në afreska të punuara në ambiente të ndryshme të mbyllura lënë përshtypje të thella për punën e madhe që nevojitet për realizimin e tyre. Nisur nga teknologjia që shfrytëzohet për t’i punuar, ato duket sikur në një mënyrë e përftojnë edhe dimensionin e tretë», vlerëson Bieri.

Një pamje me diell nga bregdeti

Christoph Maag, përgjegjës për integrim në nivel të Kantonit të Cyrihut, shton: «Pasi e vizitova atelienë e Arsimit, ai ma bëri një afreskë – tablo që e paraqiste një pamje me diell nga bregdeti. Më vonë Arsimin e takova sërish, por tash në një cilësi tjetër. Në një manifestim, në një shesh të qytetit, ku ai ishte i pranishëm me fëmijët e shoqërisë «Vatra», me kostume kombëtare. Arsimi pra ishte edhe valltar, edhe koreograf…»

Arsimi Berisha si i ri ka bërë përpjekje që në pikturat e tij të përjetohen edhe ngjarjet e mëdha, qoftë nëpërmjet portreteve, apo momenteve historike. Në këtë kuadër do kundruar edhe njërën ndër pikturat e tij më të mëdha e më të njohura, e cila u bart edhe në Rambuje të Francës nga bashkatdhetarët tanë, me rastin e konferencës së atjeshme kushtuar Kosovës.

Më shumë se piktor, publiku shqiptar dhe ai zviceran e njohin Arsim Berishën si valltar virtuoz e koreograf të palodhur, tash edhe si veteran të ansamblit të këngëve dhe valleve «Vatra» të Bylahut. Berisha ty, bashkë me artistët Nexhmedin Isufi dhe Fatmire Kajtazi, përbën treshen e spikatur të «Vatrës» shqiptare në Zvicër, duke e pasur shembull «Vatrën» shqiptare në Boston të Amerikës, themeluar njëqind e sa vjet më parë.

Pos te «Vatra», ku Arsim Berisha vallëzoi e ushtroi dhjetëra e qindra të rinj të pasionuar për ta kultivuar vallen e bukur shqipe, ndihmoi e kontribuoi edhe te grupet e ansamblet simotra, siç janë: «Drita» e Kreuzlingenit, «Arbëresha» e Sirnahut, «Shqiponja» e Lucernit e të tjera. Duke u ndihmuar këtyre shoqërive, Berisha u bashkohet koreografëve të mirënjohur shqiptarë në Zvicër, që me kontributin e tyre kryesisht vullnetar bënë që sot jeta kulturore në shtetin helvetik të jetë më e organizuar dhe më e begatë se në Kosovë, sidomos në sferën e grupeve muzikore amatore.Arsim Berisha, me prejardhje nga Klina, me banim në Cyrih, shquhet si piktor, valltar, koreograf, skenograf, e çka jo tjetër. Ai arrin të jetë kudo dhe të ndihmojë çdokënd që bën hapat e parë në valle e pëlhurë.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Të portretizosh figurën e artistit Arsim Berisha nuk është punë aq e lehtë. Ai prej vitesh është njëri nga krijuesit më entuziastë e të frytshëm shqiptarë në Zvicër, edhe atë në disa fusha arti. Talentin e tij ai e ka përqendruar sidomos në pikturë, në valle e koreografi. Prej dy dekadash, Berisha është njëri ndër valltarët dhe koreografët më të spikatur të ansamblit «Vatra» të Bylahut. Për më tepër, ai i ndihmon edhe ansamblet simotra, kryesisht në baza vullnetare.

Është vështirë të dallosh se në cilën veprimtari Arsim Berisha shquhet më shumë: si piktor, valltar, koreograf, skenograf… Ai arrin të jetë kudo dhe të ndihmojë shumëkënd që bën hapat e parë në valle, apo në pëlhurë.

Arsim Berisha jeton në periferi të Cyrihut, ndërsa vjen nga Dobërdoli i Klinës, ku lindi në vitin1974. Dashurinë e madhe për artin dhe bamirësinë e mikpritjen i ka veti të lindura. Babai i tij, Zeqiri, me shëndet të rrënuar, tërë atë që e kishe kursyer e investuar në vendlindje e kishte humbur brenda pak çastesh nga forcat policore-ushtarake, nga fillimi i luftës së fundit në Kosovë. Ata e kishin bërë shkrumb e hi tërë pasurinë e familjes Berisha. Nga tërë kjo mizori, Arsim Berishës më së shumti i dhimbsen pikturat e tij të para edhe ato të xhaxhait të tij, piktorit akademik Idriz Berisha, bashkë me qindra libra që ia gëlltiti flaka.

Humbjen dhe dhembjen Berisha u përpoq ta kompensojë kur migroi në Zvicër, në pamundësi për ta vazhduar jetën në vendlindjen e shkrumbuar. Babai Zeqiri, për shkak të hidhërimit të të birit, e shndërroi podrumin e banesës në atelie.

Studime pa shkëputje nga puna

Dashuri apo dhunti për pikturën, Arsimi e ka një shpjegim: «Me art merrem nga fëmijëria. Për këtë jam frymëzuar më së shumti nga xhaxhai im, Idrizi. Kjo dashuri më ka ndihmuar që në Zvicër ta mbaroj edhe shkollën e lartë të artit, pa shkëputje nga puna».

Hap pas hapi, pikturat e tij, në teknika të ndryshme dhe motive të shumta, gjetën vend në shumë ekspozita. Qoftë personale, apo kolektive. Lajtmotiv i veprës së tij janë motivet nga vendlindja, e ato e përcollën më shumë në dhe huaj.

Punën dhe personin e Arsim Berishës e kanë vlerësuar edhe personalitete zvicerane nga fusha e artit. Në një ekspozitë në ndërtesën e Komunës së Embrahut, udhëheqësi i Komisionit për Kulturë, Gerhard Bieri, u shpreh: «Ekspozita imponon me shumëllojshmërinë e teknikave të përdorura në punimet e Arsim Berishës. Ai punon vizatime me thëngjill, piktura në akril, në vaj etj. Ajo që të befason te Arsim Berisha është fakti se ai punon edhe afreska. Sot nuk mund të takosh shpesh piktorë si ai, që punojnë me këtë teknikë të rrallë. Krijimet e tij në afreska të punuara në ambiente të ndryshme të mbyllura lënë përshtypje të thella për punën e madhe që nevojitet për realizimin e tyre. Nisur nga teknologjia që shfrytëzohet për t’i punuar, ato duket sikur në një mënyrë e përftojnë edhe dimensionin e tretë», vlerëson Bieri.

Një pamje me diell nga bregdeti

Christoph Maag, përgjegjës për integrim në nivel të Kantonit të Cyrihut, shton: «Pasi e vizitova atelienë e Arsimit, ai ma bëri një afreskë – tablo që e paraqiste një pamje me diell nga bregdeti. Më vonë Arsimin e takova sërish, por tash në një cilësi tjetër. Në një manifestim, në një shesh të qytetit, ku ai ishte i pranishëm me fëmijët e shoqërisë «Vatra», me kostume kombëtare. Arsimi pra ishte edhe valltar, edhe koreograf…»

Arsimi Berisha si i ri ka bërë përpjekje që në pikturat e tij të përjetohen edhe ngjarjet e mëdha, qoftë nëpërmjet portreteve, apo momenteve historike. Në këtë kuadër do kundruar edhe njërën ndër pikturat e tij më të mëdha e më të njohura, e cila u bart edhe në Rambuje të Francës nga bashkatdhetarët tanë, me rastin e konferencës së atjeshme kushtuar Kosovës.

Më shumë se piktor, publiku shqiptar dhe ai zviceran e njohin Arsim Berishën si valltar virtuoz e koreograf të palodhur, tash edhe si veteran të ansamblit të këngëve dhe valleve «Vatra» të Bylahut. Berisha ty, bashkë me artistët Nexhmedin Isufi dhe Fatmire Kajtazi, përbën treshen e spikatur të «Vatrës» shqiptare në Zvicër, duke e pasur shembull «Vatrën» shqiptare në Boston të Amerikës, themeluar njëqind e sa vjet më parë.

Pos te «Vatra», ku Arsim Berisha vallëzoi e ushtroi dhjetëra e qindra të rinj të pasionuar për ta kultivuar vallen e bukur shqipe, ndihmoi e kontribuoi edhe te grupet e ansamblet simotra, siç janë: «Drita» e Kreuzlingenit, «Arbëresha» e Sirnahut, «Shqiponja» e Lucernit e të tjera. Duke u ndihmuar këtyre shoqërive, Berisha u bashkohet koreografëve të mirënjohur shqiptarë në Zvicër, që me kontributin e tyre kryesisht vullnetar bënë që sot jeta kulturore në shtetin helvetik të jetë më e organizuar dhe më e begatë se në Kosovë, sidomos në sferën e grupeve muzikore amatore.