Dy vëllezërit Xhaka me kombëtare të ndryshme në EURO 2016

Kjo mbase është hera e parë që dy vëllezër do të marrin pjesë në një Kampionat Evropian, me kombëtare të ndryshme.




Granit Xhaka në fanellën e Zvicrës e Taulanti në fanellën e Shqipërisë do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të Futbollit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë, transmeton Koha.net.

Kjo po ndodh pas ndeshjes së Shqipërisë kundër Armenisë që përfundoi në favor të kombëtares kuqezi me rezultat bindës 3:0, që vulosi përfundimisht kualifikimin historik në EURO 2016 pas 85 vjet formimi të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shqipëria u kualifikua si e dyta në Grupin I me 14 pikë, pas Portugalisë me 21 pikë.

Kurse Zvicra mbrëmë me fitoren e thellë kundër San Marinos, 7:0, u kualifikua po nga vendi i dyte i Grupit E me 18 pikë, 9 pikë më pak se Anglia që ka 27 pikë.