Dy të vdekur në aksidentin në magjistralen Deçan-Pejë




Dy të rinj kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Deçan-Pejë, në mes të fshatit Dranoc dhe Prejlep.

 

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e dy personave, por nuk ka dhënë arsyet se si ka ardhur deri tek aksidenti i rëndë.

Një shikues i ka dërguar këto foto të aksidentit në KTV.