Dy të lënduar nga zjarri në një shtëpi në Prishtinë

Rreth orës 03:30 të mëngjesit, raportohet se është përfshirë nga zjarri kati i dytë dhe i tret i një shtëpie, pronë e viktimës mashkull shqiptar.




Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar viktima dy meshkuj të cilët ishin duke banuar në shtëpinë e lartcekur, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjell koha.net. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë ngarkesa e madhe e pajisjeve elektrike.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e demit të shkaktuar nuk dihet.