Dy policë të lënduar kur intervenuan në konfliktin mes dy grupeve

Në orën 03:55 të së premtes, në Prishtinë ka ndodhur një mosmarrëveshje, në të cilën janë përfshirë dy grupe femra dhe meshkuj shqiptarë.




Gjatë intervenimit të policisë për ta vënë situatën nën kontroll, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

Është arrestuar një mashkull shqiptar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.