Dy ngjarje me ftesë të presidentit të Shqipërisë

[Best_Wordpress_Gallery id=“107″ gal_title=“presidenti“]

Përshtypje nga dy ngjarje me protagonist presidentin shqiptar, Bujar Nishani. Njëra historike, tjetra kulturore dhe me mision social. Një përvojë e rrallë me mesazhe të fuqishme.

Teksti dhe fotot Dashnim HEBIBI

Sapo hyn në territorin e Shqipërisë, sikur e ndien një liri në shpirt. Kështu u ndjemë para ca kohe, me disa miq të shoqatës «Medvegja» dhe të medies «dialogplus» në Zvicër. Ndjenja për Shqipërinë shëron shumë plagë, është thënë gjithmonë.

Kuvend në Krujë

Nga Prishtina deri në Krujë nuk janë më shumë se tri orë e gjysmë me veturë, e nga Tirana jo më shumë se 40 km. Kur ndalon në ndonjë kafene në Shqipëri, secili dëshiron të ta paguajë një kafe. Rruga për në Krujë kalon nga kryqëzimi i Kamzës, Ura e Tapizës, merr djathtas për në Fushë-Krujë, pasi keni lënë autostradën Tiranë-Lezhë dhe pasi jeni futur në zonën e Fushë-Krujës, vazhdoni në dalje drejt lindjes. Pak para se t’i ngjiteni malit, në të djathtë ndodhet qyteti ilir i Albanopolisit. Kalldrëmet mesjetare, kullat e kalasë, shtëpitë karakteristike brenda rrethit të Kalasë e gjithçka tjetër që mban era histori dhe traditë është në Krujë. Aty është furra e vjetër qëndron mu në buzë të pazarit, në atë furrë ku gatuhet buka e misrit dhe tërë lagjes i vjen era bukë. Kalldrëmin do ta përshkojmë në këmbë, duke shikuar përgjatë të dy anëve të rrugës. Flamuri kuq e zi më së shumti kërkohej nga vizitorët.

Muzeu i Krujës është vazhdimisht plot, jo vetëm me grupe turistësh, por edhe me individë. Të gjithë shpejtonin, sepse për dy orë do të jetë i mbyllur, do të vijë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Të gjithë dëshironin të drekonin në Krujën plot restorante të mrekullueshme përskaj rrugëve. Mikpritja e krutanëve është e njohur. Shitësi i një dyqani të vogël, ku hymë për ta blerë ndonjë kujtim nga ky qytet, na u drejtua sikur I fliste ndonjë turisti të huaj që shkel për here të pare aty: «Zona e Krujës u përfshi në zotërimet e Kastriotëve pikërisht nga i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Gjergj Kastrioti (Skënderbeu – emër që e mori në Perandorinë Osmane), do rikthehet në Krujë pas betejës së Nishit në nëntor 1443 dhe pas Kuvendit të Lezhës së 2 marsit 1444. Në Krujë kanë ardhur dhe dy nga sulltanët më të fuqishëm të Perandorisë Osmane, Sulltan Murati II dhe i biri i tij, Mehmeti II, I cili në vitin 1453 e kishte pushtuar edhe Kostandinopojën. Kalaja ka formë eliptike, sipërfaqja e saj është 2,25 hektarë. Trashësia e mureve shkon nga 0,8 deri 1,5 metra. Ndërtimi i Kalasë daton në shekulli i VI-VII, duke u rindërtuar më pas nga bizantinët në shekullin e XI-XII dhe osmanët në shekullin e XVI-XVII. Kështjella ka dy hyrje, nga veriu është një tunel i gurtë me çati të harkuar dhe me disa bodrume. Në brendësi të Kalasë gjenden dy muze kombëtarë».

Sakaq iu drejtuam Kalasë, afrohej ora 13, kur edhe pritej të vinte Presidenti. Me rastin e 102-vjetorit të Shqipërisë u gjetëm në Krujë, me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Si shoqatë e medvegjasve morëm pjesë në Kuvendin «Historia i flet së ardhmes». Nën patronatin e Presidentit takimi u zhvillua në Muzeun Kombëtar «Gjergj Kastrioti Skënderbeu» të qytetit të Krujës. Morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Akademisë së Shkencave, historianë, politikanë, rektorë universitetesh, akademikë, studiues dhe albanologë të ardhur edhe nga Kosova, Maqedonia, si dhe arbëreshë.

Kreu i Shtetit shqiptar iu drejtua të pranishmëve me një ligjëratë të shkurtër, në vijim frangmete nga ajo: «Jam i kënaqur edhe unë sot që Kruja, kryeqyteti arbëror na ka mirëpritur për ta festuar të gjithë së bashku Ditën e Pavarësisë, përvjetorin e 102-të të saj! Gëzuar të gjithëve! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar në jetë të jetëve!

Ndihem mirë tek shoh këtu politikanët dhe akademike nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët. E lexoj këtë prani si një akt dashurie ndaj historisë kombëtare, si një lexim të mesazheve të saj në bashkëkohësi, e po aq një akt përgjegjësie ndaj një të ardhmeje të përbashkët!

Festa e Flamurit është një ditë e gëzueshme dhe më e rëndësishmja për të gjithë bashkëkombësit e mi, por edhe një moment i madh reflektimi dhe raporti me historinë, sepse e thënë thjesht e sotmja dhe e nesërmja janë vazhdim i saj dhe të kushtëzuara nga ajo.

Ndaj kush më mirë se ju që e keni hulumtuar historinë dhe kulturën e vazhdoni ta bëni ende këtë punë të fisme, kush më tepër sesa politikanët që marrin dhe kanë marrë vendime në këto 24 vjet liri mund të bëjë atë lidhje ndërmjet së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes për t’i ofruar kombit, shoqërisë, eksperiencë, shpresë, siguri dhe vizione të përbashkëta. Shqiptarët e së nesërmes meritojnë të ndihen mirë dhe krenarë si shqiptarë dhe si evropianë. Ne mund të kontribuojmë të gjithë për këtë!

Pranë këtij qyteti ku jemi mbledhur sot ndodhet edhe një vend, siç është Mukja. Pikërisht aty, në vitin 1943… përfaqësues të formacioneve të ndryshme të asaj kohe realizuan një marrëveshje historike bashkimi për kauzën e atdheut… Po prishja e kësaj marrëveshjeje na kujton se sa shumë kemi rrezikuar kur pushteti vihet mbi shtetin si qëllim i vetëm, duke e konsideruar kundërshtarin armik!

Nga kjo foltore gjithashtu dua të këmbëngul se në librat e shkollës, në ligjërimin e përditshëm, në simbolikën monumentale, në arealin artistik kudo që jetojnë shqiptarët duhet t’i rikthehemi me vëmendje më të madhe Kastriotit tonë, sepse lufta e tij, semantika, pse jo edhe mistika e metafizika e tij, e mbajtën gjallë dhe e ruajtën kombin shqiptar nga honet dhe rreziqet e historisë…

Ismail Qemali, shtetari themelues dhe 28 Nëntori i 1912-tës e risollën flamurin e Kastriotëve, por edhe shtizën për ta vendosur. Atë ditë dhe gjithmonë patën kujtimin e Skënderbeut. Lavdi të përjetshme të madhit Ismail Qemali dhe etërve të Pavarësisë kombëtare! Rroftë Shqipëria, rrofshin shqiptarët!».

Një rast që nuk e huqëm për ta përshëndetur dhe uruar Presidentin Nishani, kryetarin e Krujës, drejtorin e Muzeut, deputetë, politikanë si Paskal Milo, Mark Krasniqi, Flamur Gashi, Namik Dokle, Visar Zhiti etj. Ishte kënaqësi të fiksonim një kujtim para hyrjes kryesore të Kalasë me secin prej tyre.

Prishtinës iu drejtuam kur terri i natës kishte rë tanimë gjithandej, për t’iu përgjigjur ftesës së tij për një takim tjetër në emër të medies «dialogplus».

«Ballo Presidenciale Shqiptare»

I ruanim me kujdes ftesat e Presidentit për në mbrëmjen e tij gala me 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Ishin të ftuar 300 mysafirë. Nga hyrja e Tiranës deri në qendër na u deshën jo më pak se 40 minuta.

Përballë Pallatit së Kongreseve shihej Presidenca, e gjitha me drita. Të dukej se je në një metropol evropian. Aty afër ndalonin vetura nga ku zbritnin personalitete të njohura të jetës publike shqiptare. Në hyrje të sallës, mirëseardhje na uruan fëmijët e Presidentit; ai dhe Zonja e Parë qëndronin afër disa flamujve kombëtarë, ku i shtrënguam duart. Sigurisht: një foto kujtimi! Ndjenjë e papërshkrueshme. Në sallë: Mrekulli! Tavolinat me numra, ndërsa pjatat e gotat me logon e Presidentit. U afruam në tavolinën 21, aty ku e kishim edhe emrin.

Një skenë e bukur, me plot artistë. Ndërsa nëpër tavolina shihje personalitete të ndryshme që kisha dëgjuar, ose i kisha parë nëpër medie, duke diskutuar. Po këtu fjalën e kishte nikoqiri, Presidenti i Shipërisë, Bujar Nishani.

«Ajo që ne e kemi quajtur ‹Ballo Shqiptare›, presidenciale, po ngre tiparin e saj për të dytën herë në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, duke e rikthyer ndërmjet nesh një traditë që zë fill qysh nga vitet ’30-ta në shtetin tonë. Një moment i tillë është frymëzuar nga dëshira e mirë për t’u takuar me ju, personalitete të vendit të fushave të ndryshme, për të kaluar një darkë së bashku, për të kuvenduar, për t’ju shprehur mirënjohjen time për punën tuaj, si dhe për të nxitur ndihmën për të tjerët, me aq sa mundemi.

Ne jemi të ndërgjegjshëm për realitetin ku jetojmë. E kemi të qartë nivelin e tij. Shtresat e njerëzve në nevojë, të cilat i kanë sytë nga institucionet dhe shoqëria nuk janë të pakta. Personalisht mendoj që askush nuk mund ta kërkojë lumturinë e qetësinë e tij tek izolimi dhe egocentrizmi. Ato krijojnë krizë etike dhe sociale. Në kohë të vështira historike bashkë me mikpritjen dhe besën, të certifikuara nga të gjitha kodet e tyre, shqiptarët e kanë pasur të fortë edhe ndjenjën e solidaritetit.

Ashtu siç ka njerëz me jetë relativisht të qetë dhe të suksesshme, ka edhe njerëz në nevojë, njerëz jo të lumtur, të vetmuar, të braktisur, të sëmurë. E mira do ishte që askush dhe askurrë të mos e ndiente veten të vetmuar dhe të braktisur. Kjo nuk është e mundur. Mjerimi, veçimi, braktisja, sëmundjet janë dhimbje që solidariteti njerëzor mund t’i zbusë. Pasuria, fama, pushteti nuk duhen konsideruar si brigjet e një ishulli që i ndan njerëzit nga ambienti duke krijuar modelin e dy republikave: atë të një kaste dhe tjetrën të popullit, por si një mundësi fatlume për të qenë më të ndjeshëm, më solidarë, më pranë njerëzve dhe halleve të tyre të përditshme, e shumë më tepër pranë fëmijëve të sëmurë, familjet e të cilëve i mbështetin me vështirësi të mëdha. Të tillë janë edhe fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, të cilët nesër mund të ndihen më të motivuar për t’i përballuar sfidat e shëndetit. Ata mund të ëndërrojnë dhe shpresojnë për gjëra më të bukura falë kontributit tonë në këtë sallë.

Kjo nuk mund të realizohet thjesht dhe vetëm nëpërmjet ndjeshmërisë njerëzore subjektiviste, me këqyrje nga larg, me meditime, reflektime, interpretime, por vetëm duke ndërthurur me iniciativat institucionale, ligje të mira dhe zbatimin korrekt të ligjeve. Kjo është sfidë madhore që kemi përpara, për të cilën, të nderuar të ftuar, sonte në këtë ballo bamirësie, po dua të tërheq dhe vëmendjen Tuaj.

Nuk dua ta zbeh anën e bukur të kësaj mbrëmjeje. Me sa duket, e dobishmja e gjen rrugën për t’u bërë e bukur dhe e bukura e dobishme. Urime, shëndet, mbarësi për të gjithë ju! Gëzuar dhe për shumëvjet!».

Me një program të pasur kulturo-artistik, nga ajka e artistëve shqiptarë u freskuam shpirtërisht dhe ora kishte shkuar në 23:50. Në fund, Presidenti i Republikës ndau dekorata për personalitete të ndryshme, që i kanë dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme. Në fund, Presidenti dhe Zonja e Parë falënderuan dhe uruan secilin mysafir për një vit të mbarë 2015.[Best_Wordpress_Gallery id=“107″ gal_title=“presidenti“]

Me një program të pasur kulturo-artistik, nga ajka e artistëve shqiptarë u freskuam shpirtërisht dhe ora kishte shkuar në 23:50. Në fund, Presidenti i Republikës ndau dekorata për personalitete të ndryshme, që i kanë dhënë Shqipërisë në fusha të ndryshme. Në fund, Presidenti dhe Zonja e Parë falënderuan dhe uruan secilin mysafir për një vit të mbarë 2015.