Dy kryeshefat e ujësjellësit «Prishtina» replikojnë me komunikata

Prishtinë, 2 shtator – Ish- kryeshefi ekzekutiv i KUR «Prishtina», Gjelosh Vataj, ka reaguar të mërkurën ndaj deklaratave të u.d të kryeshefit ekzekutiv Selatin Retkoceri.

Ky i fundit përmes një komunikate për shtyp të hënën pati akuzuar Vatajn për një sërë parregullsish, si dhe pati ngritur dyshimet se ai do të provojë të marrë dhunshëm përsëri udhëheqjen e ujësjellësit rajonal, shkruan sot «Koha Ditore».

«Qeveria duhet t’ia marrë të drejtën përkohësisht MZHE-së që të monitorojë KUR ‘Prishtina’, sepse mu ajo është shkaktari kryesor që ka ndikuar me rekomandime të çuditshme,si edhe me ndërhyrje flagrante në vendimet autonome të Bordit të Drejtorëve. Lusim Qeverinë që të marrë në dorë çështjen e Ujësjellësit, ose në të kundërtën vërehen tendenca dhe ka paralajmërime se Ujësjellësi nga e hëna do të merret dhunshëm nga Gjelosh Vataj, i përkrahur dhe i mbështetur nga MZHE-ja», pati deklaruar të hënën Retkoceri.

Ndërkaq, të mërkurën Vataj ka reaguar ndaj këtyre deklaratave duke thënë se me këtë komunikatë i hedh poshtë të gjitha konstatimet e çakorduara të Selatin Retkocerit. Ai i ka quajtur deklarimet e Retkocerit si të pavërteta dhe të neveritshme. «Aq më tepër, ngase ‘informata’ synon të arsyetojë vendimin e Bordit dhe vendimeve të instancave madhore të vendit tonë me ‘rekomandime’ se si të sillen Qeveria dhe MZhE-ja në situatën e krijuar, si dhe ‘kërcënimit’ që i vjen kompanisë nga Gjelosh Vataj».

Komunikata e lëshuar më 29.8.2015, përmban të pavërteta dhe insinuata që synojnë implikimin tim në kontekst negativ, duke vënë në dyshim profesionalizmin tim ndaj të punësuarve në Ujësjellës, ndaj konsulencës ndërkombëtare, kontraktorëve, KFW, ZRRUK, ShUKOS, ndaj komunave dhe regjionit», thuhet në reagimin e Vatajt. Ai ka thënë se reformat në kompani kanë filluar vite më parë, kur, sipas tij, është angazhuar ai vetë me të gjitha forcat në zhvillimin e kompanisë, në racionalizimin e shpenzimeve dhe në uljen e borxheve.

«Me neveri e hedh poshtë çdo tendencë të Z. Retkoceri të implikojë instancat madhore gjoja se janë duke ‘bërë luftë speciale’ kundër legalitetit të vendimeve, ndikimin ndaj tyre dhe pengimin e punës ‘disaditore’ të z. Retkoceri, me përkrahje verbale nga Qeveria në njërën anë dhe gjoja presionin e MZhE-së kundër tij dhe Bordit. Përmendja e qëndrimeve të gjoja punonjësve të Ujësjellësit rajonal, të kontraktorëve, donatorëve dhe instancave të tjera madhore lidhur me veprimet e fundit në KUR «Prishtina» rreth situatës së krijuar pas vendimit të Bordit i hedh si plotësisht të pabazuara dhe me tendencë të përfitimit personal të z. Retkoceri», ka shtuar Vataj në reagimin e tij.

Ai më tutje ka thënë se është i gatshëm të japë sqarime, argumente dhe dëshmi në çfarëdo ballafaqimi, jo vetëm me anëtarët e Bordit aktual, por edhe para çdo komisioni ministror apo qeveritar mbi punën e KUR «Prishtina».

Vataj është shkarkuar muajin gusht nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të KUR «Prishtina», me një vendim të Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie.