Dy kosovarë dhe katër italianë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Maqedoni

Mbrëmjen e së martës së 6 shtatorit, një aeroplan privat është rrëzuar në afërsi të Shkupit. Njoftohet për gjashtë viktima: dy kosovarë dhe katër italianë. Pamje ekskluzive nga afërsia e vendit të ngjarjes.

Katër shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës kanë humbur jetën me rastin e rrëzimit të një aeroplani në orët e vona të së martës në Maqedoni. Fjala është për një avion Pajper Senka 2, në pronësi të Avioklubit Trevizo.

Aeroplani është nisur nga Trevizo e Italisë dhe për destinacion ka pasur Prishtinën, por ka kërkuar leje që të zbresë në Shkup për t’u furnizuar me naftë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë kanë njoftuar se aeroplani është zhdukur nga radari rreth orës 17.40, rreth 10 kilometra në jug të aeroportit të Shkupit.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e pajetë të gjashtë pasagjerëve. Prokuroria Publike njoftoi sonte se po angazhohet për zbardhjen e aksidentit. «Pas informacioneve të marra, prokuroria në koordinim me institucionet përgjegjëse po ndërmerr masa për vërtetimin e vendit të aksidentit, sigurimin e tij dhe veprimin e mëtutjeshëm. Poashtu po grumbullohen të dhëna dhe fakte relevante në drejtim të vërtetimit të shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti», thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. az

received_1208662922488180received_1208662902488182received_1208662935821512