Dy fije fletë




Të ma prekësh zemrën

Fytyrën dyll të verdhë- këmbët plumb

As t`ia mbath shelgjishtes as të fle n`kasollë

 

Në duart e mia flokë kujtimesh- në buzë

Buzët e përroit të ftohtë

(të flas mësomëni për sëmundjen dhe dashurinë)

Se e këputi lulen e shëngjergjit

Të shkrumit stinës pritjes

E në trupin tim sërish mugulloi

Me këmishë e mafese të lërosur dëllinjave

Ikte si thëllëzë që druhet shumë shumë

Nga tërmeti i shqetësimit tim, o, e panjohur

 

Në ëndrrën e saj u futa me fener dite

Nuk ishte as grua lule as flutur as lumë

Yll a hënë praptisur në pus

Grua e shëndetshme shumë– e qartë

 

Druri shtathedhur në oborrin e shkretë

Të fëmijërisë