Dy drejtorë të Komunës së Prishtinës japin dorëheqje




Ardian Gashi, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Visar Berisha, Drejtor i Pronës dhe Financave, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në Komunën e Prishtinës.

 

Sipas zyrtarëve të komunës, ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra në prill të këtij viti për shkak të angazhimeve të tyre profesionale, raporton Koha.net.

Ndërkaq, nënkryetari Dardan Sejdiu, ka marrë detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike, ndërkaq, Ismail Kokaj do të marrë përgjegjësinë e drejtorit të Drejtorisë së Financave.